Forcat izraelite vranë një palestinez 21-vjeçar në Bregun Perëndimor dhe plagosën 5 të tjerë

November 6, 2023
1 minut lexim

Forcat izraelite qëlluan dhe vranë me plumb të vërtetë një palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe plagosën pesë persona, tre prej të cilëve u plagosën rëndë, raporton Anadolu.

Dëshmitarët okularë duke folur për Anadolu deklaruan se forcat izraelite kryen bastisje për të arrestuar disa palestinezë në Halhul, që ndodhet pranë qytetit El-Halil (Hebron) në jug të Bregut Perëndimor.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Shëndetësisë e Palestinës, thuhet se forcat izraelite qëlluan dhe vranë me plumb të vërtetë një të ri palestinez në Halhul dhe plagosën pesë persona, tre prej të cilëve u plagosën rëndë.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA njoftoi se palestinezi që humbi jetën ishte 21-vjeçari Mahmud Atrash.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, 155 palestinezë kanë humbur jetën në Kudsin Lindor të pushtuar dhe Bregun Perëndimor që nga 7 tetori në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbroni pajisjen tuaj Galaxy me karakteristikën e re Bllokuesi Auto

Story i radhës

​Verstappen thyen rekord historik në Formula 1

Të fundit nga

Pesë qytete me ajër shumë të ndotur

7 Shkup, 28 nëntor – Në Kumanovë, Tetovë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë ndotja e ajrit sonte është shumë e lartë. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit tregojnë se ajri është shumë i
ShkoLartë