Forcat izraelite plagosën 6 palestinezë gjatë kufirit në Gaza

Numri i personave të plagosur si pasojë e hapjes së zjarrit nga forcat izraelite ndaj palestinezëve që demonstruan në zonën kufitare të Rripit të Gazës të bllokuar është rritur në 6, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, thuhet se numri i të plagosurve nga plumbat izraelitë është rritur në 6.

Në deklaratë nuk jepet asnjë informacion në lidhje me gjendjen e të lënduarve.

Palestinezët u mblodhën në zonën kufitare për të protestuar kundër bastisjes në Xhaminë Al-Aksa nga hebrenjtë fanatikë, dogjën goma dhe hodhën bomba zanore në anën izraelite. Forcat izraelite shënjestruan protestuesit me plumba të vërtetë dhe gome dhe përdorën gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata.

Që nga dita e fillimit të demonstratave në lindje të Gazës, ushtria izraelite ka vendosur trupa të armatosur rëndë dhe snajperë në kufi për të ndërhyrë kundër protestuesve.

Ndërkaq njoftohet se në ditën e tretë të protestave nga sulmi i forcave izraelite ka mbetur i vrarë një palestinez.





Story i mëparshëm

Intel gjobitet me 400 milionë dollarë për pengimin e rivalëve

Story i radhës

Greqi, lider i ri i partisë opozitare të krahut të majtë zgjidhet Stefanos Kasselakis

Të fundit nga