Forcat izraelite arrestojnë 21 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

August 23, 2023
1 minut lexim

Forcat izraelite kanë arrestuar 21 palestinezë në disa qytete të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, forcat izraelite arrestuan palestinezët në Jenin, Nablus, Tulkerem, Ramallah dhe Al-Khalil.

Një nga palestinezët, Enver Isam Adil Abdulghani, u arrestua pasi u plagos nga plumba të vërtetë në përleshjet në Tulkerem.

Autoritetet izraelite nuk kanë komentuar ende për rastin.

Forcat izraelite bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor dhe arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tekken 8 mbërrin në Janar të 2024

Story i radhës

“Kalaja merret nga brenda”, deputeti i PD për skandalin e sistemit TIMS: Paguajmë miliona euro për t’u mbrojtur nga hackerat

Të fundit nga

ShkoLartë