Fonseca: Fitore që të mbushin plot besim

August 1, 2024
1 minut lexim

Fitoret të mbushin me besim dhe entuziazëm. Kështu po ndodh edhe te Milani, që pavarësisht se vetëm takime miqësore ka mposhtur Manchester Cityn (3-2) dhe Realin e Madridit (1-0).

Pas suksesit përballë kampionëve të Spanjës dhe Europës – falë golit të nigerianit Chukwueze – trajneri Paulo Fonseca u shpreh:

“Jam i lumtur për kurajën me të cilën luajtën të gjithë djemtë. Kam ndjesi shumë të mira. Sigurisht që rezultati nuk është gjëja më e rëndësishme, por fitorja sjell vetëm të mira.

Kemi shumë gjëra për të mësuar, por tre javët e para te Milani i cilësoj pozitive. Po punojmë fort dhe me mendje të hapur. Duelet ndaj Cityt dhe Realit të mbushin plot besim”.

“Pulisic është fantastik. Cilësia e tij është e pabesueshme, do të jetë shumë i rëndësishëm për ne.

Sa i përket Musah, unë jam 200% i bindur se do të jetë një lojtar tepër i vlefshëm për Milanin.

Sigurisht që duhet të mësojë ende shumë, por ai ka karakteristikat e duhura për të luajtur në skemën me dy mesfushorë përpara mbrojtjes“.

Në fund 17-vjeçari Liberali, autori i asistit, dhe nigeriani Chukwueze, i cili realizoi golin e fitores kundër ekipit të Ancelottit.

“Liberali luan me guxim, por duhet të mendohemi. Nëse është më mirë ta dërgojmë diku të luajë apo ta mbajmë dhe të jetë pjesë e Milan Future. Të gjithë të rinjtë po tregojnë pjekuri dhe guxim.

Chukwueze? Vitin e kaluar luajti pak. Të gjithë duan të tregojnë potencialin e tyre kur vjen një trajner i ri. Jam shumë i lumtur për të, Samuel do bëjë diferencën sezonin e ri”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Një burrë vdes nga të shtënat ‘e tipit të ekzekutimit’ teksa po shkonte për në namazin e mbrëmjes në një xhami në Filadelfia

Story i radhës

Festivali Ndërkombëtar i Operës në Prishtinë, Ramë Lahaj: Thirrje për krijimin e një salle koncertale në Kosovë

Të fundit nga

Në Pllaqicën e Vokshit në Deçan 

Këtë të diele me 8 qershor duke filluar në orën 06:30 të mengjesit, “Hikingnjeri” do ta organizojë ecjen në një ndër bjeshkët më të bukura të Kosovës, Pllaqicën e Vokshit në Deçan
sqmken
ShkoLartë