Për të 17-tën vit e radhë, Fondacioni “Trajçe Mukaetov” ndan 40 bursa për studentë të Fakultetit të Farmacisë dhe Mjekësisë pranë USHKM-së në Shkup.
Zgjedhja e bursistëve për viti akademik 2024/2025, konform konkursit të shpallur publik, është miratuar nga Këshilli Drejtues i Fondacionit pas propozim listës preliminare nga komisionet për shpërndarjen e bursave, të përbërë nga përfaqësues të Fondacionit, të dy fakulteteve, si dhe nga përfaqësues të studentëve.
Për vitin e ri akademik ndahen 40 bursa të reja, prej të cilëve 20 për studentët e Fakultetit të Farmacisë dhe 20 për Fakultetin e Mjekësisë pranë USHKM-së.
Edhe këtë vit Fondacioni ndan shpërblim në të holla prej 1.200 euro në kundërvlerë në denarë për studentët më të mirë të dy fakulteteve.
Fitues të këtij shpërblimi, këtë vit, janë Frosian Dimoska nga Fakultetin I Farmacisë – me mesatare 9.72 dhe Anastasija Petliçkovska – me mesatare 9.92.
“Fondacioni “Trajçe Mukaetov” gjatë 17 viteve të kaluara është pjesë e rrëfimit të suksesshëm akademik me 699 studentë të universitetit shtetëror në Shkup që kanë marrë bursa. Më vjen mirë që deri tani 110 studentët që kanë marrë bursa, kanë vendosur të fillojnë ndërrimin e karrierave të tyre në disa nga departamentet e “Alkaloidit”. Selektiviteti I lartë gjatë angazhimit të kuadrit profesionist në hulumtime, zhvillim dhe teknologji të reja dhe mbindërtimi I vazhdueshëm profesionist kanë kontribuar që sot “Alkaloidi” në mënyrë konkurruese dhe me dinjitet të përballet me tregun global farmaceutik” – ka deklaruar Zhivko Mukaetov, Drejtori i kompanisë “Alkaloid” SHA Shkup.
Në 17-të vitet e ekzistimit, Fondacioni “Trajçe Mukaetov” kanë ndarë gjithsej 699 bursa për farmaci dhe mjekësi në USHKM-në dhe ka investuar afërsisht 141 milion denarë për bursa dhe shpërblime në të holla për më të mirët e gjeneratave.
Nga Nëntori 2022 shuma e bursës është 7.000 denarë gjatë 12 muajve dhe llogaritet në një vijë me bursistët aktaul e të rinj, deri në përfundimin formal të studimeve.
Burimi: TV KLAN