Fondacioni “Trajçe Mukaetov” dhuroi 40 bursa për vitin akademik 2022/2023

November 30, 2022
min lexim

Për vitin akademik 2022/2023, Fondacioni “Trajçe Mukaetov” ka ndarë 40 bursa të reja, nga të cilat 20 për studentë të Fakultetit të Farmacisë dhe 20 për studentë të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup. Çmimi i njëhershëm monetar në vlerë prej 1200 euro në kundërvlerë në denarë, të cilin Fondacioni e ndanë për të dymbëdhjetën vit radhazi për gjeneratën e parë të dy fakulteteve, këtë vit i takoi Filip Goraçinovit nga Fakulteti i Farmacisë (me notë mesatare 9,19) dhe Stefan Nedelkoski nga i Fakultetit të Mjekësisë (me notë mesatare 10,00), bursist i Fondacionit “Trajçe Mukaetov”.

“Në maj të vitit 2007 themeluam Fondacionin ‘Trajçe Mukaetov’ me një qëllim të vetëm t’i shtojmë vlerë shëndetësisë dhe farmacisë maqedonase. Për 15 vjet ekzistencë, 619 studentë të Farmacisë dhe Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Shkupit janë shpërblyer me bursa, janë ndarë 24 çmime monetare të njëhershme për drejtuesit e gjeneratave të dy fakulteteve lëndore, për të cilat aktivitete kanë arritur afro 120 milionë denarë. Deri më sot, 97 studentë me bursë kanë filluar karrierën e tyre në departamentet farmaceutike të Alkaloid. Investimet dhjetëvjeçare në arsimimin e mjekëve dhe farmacistëve maqedonas, programet e praktikës, arsimimi i pjesshëm-dual dhe projekte të ngjashme kanë për qëllim ngritjen e cilësisë së procesit arsimor, stimulimin e studentëve për arritje më të larta dhe ndërtimin e profesionistëve cilësorë dhe konkurrues në të ardhmen. Operacionet tona janë komplekse dhe të bazuara në metoda shkencore dhe kërkojnë personel të profilizuar profesionalisht. Falë selektivitetit të lartë gjatë rekrutimit dhe investimeve të vazhdueshme në fushën e arsimit, sot jemi konkurrues dhe dinjitoz në tregun farmaceutik global”, tha Zhivko Mukaetov, kryetar i Fondacionit “Trajçe Mukaetov” dhe drejtor i përgjithshëm i kompanisë “Alkaloid” SHA Shkup.

Duke filluar nga 01.11.2022, sipas vendimit të Bordit Drejtues të Fondacionit “Trajçe Mukaetov”, shuma e bursës, në vend të 6.500 denarëve të mëparshëm, do të jetë 7.000 denarë për 12 muaj dhe do të shpërndahet në mënyrë lineare për bursistët ekzistues dhe të rinj.

Fondacioni “Trajçe Mukaetov”, themelues i të cilit është “Alkaloid” SHA Shkup, është themeluar me qëllim të mbështetjes së projekteve në fushën e farmacisë, mjekësisë dhe shkencës, para së gjithash përmes bursave për kuadro të rinj, ambicioz, të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre këtyre aktiviteteve. /SHENJA/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në garat “Ditët e gjykimit të simuluar” studentët e Universitetit të Tetovës u shpërblyen për punën më të mirë ekipore

Story i radhës

Tjetër goditje për Brazilin

Të fundit nga

Haziri: LDK-ja është në garë për fitore

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka hyrë në garë për fitore. Nëse kjo parti nuk i fiton zgjedhjet, Haziri thotë se do jenë bashkë me
ShkoLartë