Më 27 tetor, Fondacioni “Metamorfozis” ishte pjesë e konferencës “Aftësi digjitale për angazhim qytetar” e organizuar nga ana e Asociacionit alumni mqedonaso-amerikan (MAAA) dhe Qendrës për inovacione sociale Blink 42-21. Konferenca u vizitua nga të rinj të interesuar nga shkolla të mesme dhe profesorë të cilët ishin pjesë e projektit, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.
Fjalime hyrëse kishin kryetarja e MAAA-së, Verica Jordanova, Marlen Nis, nëpunës për marrëdhënie me opinionin në Ambasadën e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut dhe Millan Tançevski, drejtor ekzekutiv i Blink 42-21. Si folës në konferencë, onlajn fjalim kishte edhe Nikos Panajotu, profesor inordinar në Fakultetin për gazetari dhe komunikime masive të Universitetit Aristotel në Selanik dhe kryetar i DCN Global.
Pas fjalimeve hyrëse, pasoi prezantim i iniciativave të realizuara përmes projektit, e përcjellur me panel diskutimi për rëndësinë e aftësive digjitale, statusin dhe mundësitë për arsim dhe përorsmëri në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Moderator i diskutimit ishte Bojan Kordallov, ekspert dhe anëtar i MAAA-së, ndërsa si panelistë morën pjesë Millan Tançevski, drejtor ekzekutiv i Blink 42-21, Vesna Ivanovska, nënkryetare e Këshillit drejtues të MASIT-it, Dejan Zllatkovski, projekt menaxher në UNDP, Azir Aliu, përfaqësues universitar dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës për aftësi të ardhshme nga Tetova, dr. Dimitar Jovevski, profesor i Katedrës për e-biznes në Fakultetin e Ekonomisë dhe Milla Josifovska Danillovska, koordinatore programuese në Fondacionin “Metamorfozis”.
Në diskutimin, përfaqësuesja e “Metamorfozis”-it më së shumti është përqendruar në rëndësinë për përsosmëri të aftësive digjitale tek të gjithë qytetarët, ndërsa posaçërisht tek të rinjtë, për shkak se çdo ditë paraqiten arritje të reja digjitale të cilët sjellin mundësi të reja për punë me produktivitet të rritur dhe dërgesë më efikase të shërbimeve.
“Viteve të fundit u bë e dukshme se nëse nuk e pranojmë teknologjinë dhe në qoftë se nuk i përshtatim në mënrë adekuate aftësitë dhe mjeshtritë tona, rrezikojmë që të mbetemi të harruar dhe të bllokuar në nyjën digjitale. Para pak kohësh takova një pikëpamje shumë interesante të Teorisë së Darvinit për evolucionin i quajtur Darvinizmi Digjital, sipas të cilit llojet të cilët mbijetojnë nuk janë ata të cilët janë më të fuqishëm ose më të mençur, por ata të cilët janë më të përshtatshëm ndaj ndryshimeve – mendoj se kjo është më e zbatueshme edhe në këtë rast”, konkludoi ajo.
Josifovska Danillovska, gjithashtu u përqendrua edhe në rëndësinë e shkrim-leximit digjital të të gjithë popullatës që ata aktivisht t’i ndjejnë përfitimet nga trasnformimi digjital. Paralelisht me shkrim-leximin digjital, ajo porositi se duhet të punohet edhe në vetëdijen kolektive për përfitimet nga përdorimi i teknologjive digjitale, me theksim të rreziqeve të cilat dalin nga përdorimi i tyre i drejtë. Në drejtim të ndërtimit të aftësive të tyre digjitale, si rekomandime përfundimtare, Josifovska Danillovska i porositi të rinjtë të hulumtojnë, të kërkojnë dhe të jenë të zëshëm me kërkesat e tyre.
Burimi: portalb.mk