foltorja e riperteritjes ne fier fero do bejme gjithcka qe pd te jete shtepi e hapur per cdo shqiptar qe beson te liria 6ac945b26767e

Foltorja e ripërtëritjes në Fier/ Fero: Do bëjmë gjithçka që PD të jetë shtëpi e hapur për çdo shqiptar që beson te liria

October 9, 2026
min lexim

Partia Demokratike zhvilloi sot në Fier Foltoren e ‘Ripërtërijes’.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Komanduar i degës së PD-së Fier, Ardian Fero ftoi të rinjtë dhe intelektualët për tiu bashkuar Partisë Demokratike për të bërë ndryshimin për një Shqipëri më të mirë.

Si përfundoi shefja e SHISH-it nën hetim për Agasin, nga kontaktet e dyshuara te sekreti shtetëror

‘Ne duhet të premtojmë se do të bëjmë gjithçka që kjo forcë politike të jetë përsëri një shtëpi, një shtëpi e hapur për çdo shqiptar që beson te liria, demokracia dhe dinjiteti’ tha ai.

Fjala e plotë e Ardian Feros:

Si student i Fakultetit të Mjekësisë, jam përballë njërit nga profesorëve të mi më të mirë. Dhe si student i dhjetorit, unë jam përballë liderit historik të Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berishës që sot është mes nesh. Ju falënderoj të gjithëve që jeni sot në këtë sallë. Por sot nuk dua t’ju mbaj një fjalim të zakonshëm politik. S’dua të them disa fjalë zemre, sepse kjo foltore e rithemelimit nuk duhet të jetë thjesht një takim partie. Duhet të jetë një moment ku secili prej nesh të ndalet për pak dhe të pyesë veten.

Ku ishim? Ku jemi dhe ku do shkojmë? Çfarë kishim dhe çfarë kemi sot? Dhe mbi të gjitha, çfarë Shqipërie po u lëmë fëmijëve tanë? Po ju bëj një pyetje. A jemi sot më mirë ekonomikisht se para 13 vitesh? A është më e lehtë për një familje shqiptare të përballojë jetën me dinjitet? A është më e lehtë për një prind të rrisë një fëmijë? A është më e lehtë për një të ri të gjejë punë dhe të ndërtojë një të ardhme këtu në Shqipëri?

A kemi shërbime më të mira shëndetësore? A kemi pensione dinjitoze? Çfarë modeli po u japim fëmijëve dhe brezave të ardhshëm nën sundimin e një narkoshteti, ku respektohen dhe sundojnë vetëm narkotrafikantët? Çfarë kemi bërë ne? Sepse nuk mund të kërkojmë rithemelimin e Shqipërisë, pa kërkuar edhe rithemelimin e vetes sonë. Një parti politike nuk është vetëm një zyrë. Nuk është vetëm një kryetar.

Nuk është vetëm një deputet. Partia janë njerëzit. Janë demokratët që kanë qëndruar këtu edhe kur ka qenë e vështirë. Janë ata që kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për të mbajtur gjallë një bindje. Janë ata që kanë sakrifikuar kohë nga familja dhe ndonjëherë edhe qetësinë e tyre sepse kanë besuar te një Shqipëri më e lirë dhe më demokratike. Por sot duhet t’i themi edhe atyre që janë larguar. Dera është e hapur.

Të rinjve duhet t’u themi, eja. Dhe mos ta shikoni vetëm nga jashtë. Merrni pjesë, na kritikoni, na kërkoni llogari, na sillni energji dhe idetë tuaja. Grave dhe nënave duhet t’u themi, ky vend ka nevojë për ju. Profesionistëve, mjekëve, pedagogëve, inxhinierëve, sipërmarrësve, fermerëve, intelektualëve dhe çdo qytetari që ka diçka për të dhënë tek kjo parti. Kjo shtëpi politike duhet të ketë vend për ju. Dhe këtë duhet ta fillojmë këtu nga Fieri. Sepse në rithemelim nuk bëhen vetëm ndryshime emrash. Rithemelimi bëhet duke ndryshuar mënyrën se si dëgjojmë. Duke dëgjuar më shumë sesa të flasim.

Duke mos pasur frikë nga kritika. Duke mos pasur frikë nga njerëzit që mendojnë ndryshe. Duke hapur dyert e partisë për njerëzit që duan të kontribuojnë. Dhe mbi të gjitha duke mos harruar pse jemi këtu. Jemi këtu për njerëzit, për familjet shqiptare, për të rinjtë, për fëmijët, për ata që duan të jetojnë dhe të punojnë këtu. Për ata që sot janë larg dhe një ditë do të donin të riktheheshin në Shqipëri.

Prandaj profesor Berisha, demokratë të Fierit, miq të nderuar. Ne nuk duhet të premtojmë mrekulli. Duhet të premtojmë vetëm diçka. Ne duhet të premtojmë që të punojmë, se do të dëgjojmë, se do të hapim dyert, se do të kërkojmë të vërtetën edhe kur ajo nuk është edhe aq e lehtë për ne.

Dhe se do të bëjmë gjithçka që kjo forcë politike të jetë përsëri një shtëpi, një shtëpi e hapur për çdo shqiptar që beson te liria, demokracia dhe dinjiteti. Sepse në fund të fundit, politika nuk matet vetëm me karriget që fitojmë. Matet me jetët që ndryshojmë. Dhe një ditë fëmijët tanë do të na pyesin: Çfarë bëtë ju kur Shqipëria po ndryshonte?

Unë dua që atë ditë të mund t’u them: Nuk qëndruam indiferentë, nuk u dorëzuam, folëm, dëgjuam, punuam dhe u përpoqëm ta bënim Shqipërinë më të mirë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prespa drejt unesco s maqedonia e veriut greqia dhe shqiperia bashkojne forcat 6ac92eaf26a12
Lajmi i mëparshëm

Prespa drejt UNESCO-s, Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Shqipëria bashkojnë forcat

michael douglas mbron basic instinct nga akuzat per homofobi 6ac946e157afb
Lajmi i radhës

Michael Douglas mbron Basic Instinct nga akuzat për homofobi

Të fundit nga

ShkoLartë