FOKUS.MK / Emri i Ljupço Palevskit – Pallço lidhet me vrasjen e Vanjës, ai ndodhet jashtë shtetit

Personi Ljupço Palevski i njohur me nofkën Pallço nga Shkupi përmendet si i akuzuar kryesor me rrëmbimin dhe vrasjen e vajzës 14 vjeçe, Vanja Gjorçevska, informon FOKUS

Deri më tani, informacionet jozyrtare thonë se Palevski ka pasur kontakte me të dyshuarit e tjerë të grupit dhe pikërisht ata e kanë përmendur kur janë arrestuar.

Palevski, i cili është kryetar i lëvizjes “Treta”, është një person i njohur publikisht në vend, veçanërisht në kryeqytet.

Tre personat e arrestuar ende po mbahen në arrest dhe po merren në pyetje, ndaj pritet që të dërgohen në Gjykatën Penale.

Ajo që për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar është se qëllimi i kidnapimit të Vanja Gjorçevskës ka qenë zhvatja, ndërsa në zhvatje ka qenë i përfshirë edhe një anëtar i familjes më të afërt, i cili ka marrë pjesë në kidnapim.

Story i mëparshëm

Dhunë në futbollin grek

Story i radhës

Berberi nga Velesi dhe vajza nga Shkupi dyshohet se janë v’arë nga persona të njëjtë, autoritetet tregojnë motivin

Të fundit nga