Fofana ka dhënë fjalën!
Përveç sulmuesit, Milani raportohet se po punon në këtë hapqësirë merkatoje për t’i dhënë Paulo Fonsekës një mesfushor me cilësi difensive, një lojtar që i mungonte shumë në bordin e Stefano Piolit sezonin e kaluar.
Shpesh mëson nga gabimet dhe këtë do ta kishin bërë edhe drejtuesit e “Djallit”, edhe sepse ardhja e një përforcimi në atë zonë të fushës do të dukej e pashmangshme. Në fakt, sipas asaj që raportohet nga SportMediaset, Milani është në mbyllje të akordit të blerjes së Youssouf Fofanasë nga Monako.
Negociatat tashmë kanë arritur në fazën përfundimtare, me këtë javë që mund të jetë vendimtare, edhe për shkak se mesfushori i lindur në 1999 do t’ia kishte dhënë fjalën klubit kuqezi disa kohë më parë. “SportMediaset” foli më pas edhe për detajet e këtij operacioni të rëndësishëm, i cili duhet të mbyllet në 22 milionë euro plus dy bonuse.
Burimi: botasot.info