foda pas barazimit me sllovenine e rendesishme qe morem nje pike 68e97cf839889

Foda pas barazimit me Slloveninë: E rëndësishme që morëm një pikë

October 10, 2025
1 minut lexim

Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur pas barazimit pa gola me Slloveninë.

Trajneri gjerman ka thënë se në fund është e rëndësishme që e morën një pikë, teksa tha se Sllovenia bëri ndeshje të madhe.

“Po është e rëndësishme që morëm një pikë. Sllovenia po ashtu luajti një ndeshje të madhe, por treguam se mund të luajmë fuqishëm në këto ndeshje të mëdha”, tha Foda pas ndeshjes.

Kosova barazoi pa gola me Slloveninë në “Fadil Vokrri”, duke shkuar në kuotën e katër pikëve pas tri ndeshjeve në këto eliminatore të Kampionatit Botëror të vitit 2026.

E para në grup është Zvicra me nëntë pikë. Derisa e treta është Sllovenia me dy pikë.

Kosova ndeshjen e radhës të Grupit B e luan ndaj Suedisë më 13 tetor. Suedia është e fundit në grup me një pikë të vetme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ekstradimi nga londra i edmond haxhise juristi ledi bianku garancite e qeverise nuk zbatohen nga gjykatat 68e97c95ba6ef
Lajmi i mëparshëm

Ekstradimi nga Londra i Edmond Haxhisë. Juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat

kurti gjakova ka nevoje per nje kryetar si ardian gola 68e97d03d696e
Lajmi i radhës

Kurti: Gjakova ka nevojë për një kryetar si Ardian Gola

Të fundit nga

ShkoLartë