reagimi i pare i haxhiut si presidente ne detyre perkushtim dhe respekt per ligjin 69d14abdd23d7

Reagimi i parë i Haxhiut si Presidente në detyrë: Përkushtim dhe respekt për ligjin

April 4, 2026
1 minut lexim

Albulena Haxhiu ka reaguar pasi ka marrë zyrtarisht detyrën e ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, duke theksuar se kjo përgjegjësi do të ushtrohet me përkushtim dhe në përputhje me Kushtetutën.

Ajo ka bërë të ditur se mekanizmat kushtetues sigurojnë vazhdimësi dhe stabilitet institucional, ndërsa ka garantuar funksionimin e pandërprerë të institucioneve deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Haxhiu shtoi se Kuvendi i Kosovës do të ndjekë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit brenda afateve të përcaktuara.

Postimi i Haxhiut:

Sot kam marrë detyrën e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

Mekanizmat kushtetues që kemi ndërtuar garantojnë vazhdimësi e stabilitet institucional.

Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me përkushtim të plotë, duke garantuar funksionim të pandërprerë të institucioneve dhe respektim të rendit kushtetues.

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vijojë procedurën kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri brenda afateve kushtetuese. Deri në përmbylljen e këtij procesi, do ta ushtroj këtë detyrë në respekt të plotë të Kushtetutës, ligjit dhe interesit publik.

Falënderoj Presidenten Vjosa Osmani Sadriu për shërbimin e saj ndaj vendit dhe i uroj suksese në vazhdim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjate 24 oreve 15 shofere te arrestuar per drejtim te pakujdesshem te automjeteve 69d138923887f
Lajmi i mëparshëm

Gjatë 24 orëve 15 shoferë të arrestuar për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve

detajet dy emigrantet e vdekur ne kamenice dyshohet te jene afrikane 69d14ba2f0d71
Lajmi i radhës

Detajet/ Dy emigrantët e vdekur në Kamenicë dyshohet të jenë afrikanë

Të fundit nga

ShkoLartë