Foda optimist për ndeshjen ndaj Rumanisë: Pres rezultat pozitiv

1 minut lexim

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, është shprehur optimist dhe pret rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Rumanisë, në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Në një konferencë për media, përzgjedhësi gjerman ka thënë se lojtarët Mirlind Kryeziu, Benard Berisha dhe Ismet Lushtaku, për arsye shëndetësore nuk do t’i bashkohen ekipit kombëtar.

Lojtarët janë në një formë të mire, për këtë lojë të parë në shtëpi jemi jashtë zakonisht të motivuar, të gëzuar, do të bëjmë gjithçka që të fitojmë. Është diçka e mirë kur kemi në dispozicion lojtarë të mirë që mund t’i përzgjedhësh”, ka thënë ai.

Bajram Shala ka thënë se lojtari Besfort Zeneli, ka pasur ftesën që t’i bashkohet këtij kampi, por që i njëjti nuk ka pranuar.

“Besforti e ka pas ftesën e trajnerit, ai ka vendosur që të mos jetë pjesë në këtë kamp”, ka thënë ai.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Të gjithë Golfat në një vend, cili është i preferuari juaj?

Story i radhës

Romeo Veshaj festoi ditëlindjen, ‘zhduket’ Heidi Baci

Të fundit nga