fmn vlereson stabilitetin financiar te kosoves 68f20ec22dbec

​FMN vlerëson stabilitetin financiar të Kosovës

October 17, 2025
1 minut lexim

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, zhvilloi një takim zyrtar me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bo Li, dhe ekipin e tij, në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA.

Gjatë këtij takimi të rëndësishëm, guvernatori Ismaili prezantoi zhvillimet më të fundit në ekonominë e Kosovës, me fokus të veçantë në stabilitetin financiar, performancën pozitive të sektorit bankar dhe progresin në implementimin e reformave strukturore.

Guvernatori falënderoi FMN-në për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen teknike, si dhe për rolin kyç që ka luajtur në forcimin e kapaciteteve institucionale të BQK-së.

Nga ana e tij, zëvendësdrejtori menaxhues i FMN-së, Bo Li, vlerësoi lartë përkushtimin e institucioneve kosovare në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar, si dhe në zbatimin e suksesshëm të rekomandimeve nga misionet e FMN-së. Ai përgëzoi BQK-në për qasjen profesionale dhe rezultatet e qëndrueshme në sektorin financiar.

Një nga pikat kryesore të diskutimit ishte përditësimi i Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar (FSSR), ku palët u dakorduan për rëndësinë e avancimit të mëtejshëm të mekanizmave të mbikëqyrjes dhe përmirësimit të kornizës operacionale të stabilitetit financiar.

Takimi shënoi një angazhim të përbashkët për thellimin e partneritetit ndërmjet BQK-së dhe FMN-së, duke përforcuar rrugën drejt një rritjeje të qëndrueshme ekonomike dhe një sektori financiar të fortë në Kosovë.

Delegacioni i BQK-së do të vazhdojë agjendën me takime bilaterale me përfaqësues të lartë të FMN-së dhe Bankës Botërore gjatë qëndrimit në Washington D.C.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

totti rikujton episodet e kontestuara balotellin e godita me qellim 68f20eb3266eb
Lajmi i mëparshëm

​Totti rikujton episodet e kontestuara: Balotellin e godita me qëllim

zgjedhjet e pjesshme te 9 nentorit kqz per here te pare do te aplikoje projektin test me ai ne nxjerrjen e rezultateve 68f20f62e9066
Lajmi i radhës

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, KQZ për herë të parë do të aplikojë projektin test me AI në nxjerrjen e rezultateve

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë