FMN: Viti 2023 i vështirë për ekonominë globale

January 2, 2023
1 minut lexim

Për pjesën më të madhe të ekonomisë globale, viti 2023 do të jetë një vit i vështirë pasi forcat kryesore të rritjes globale – Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Kina – përballen me dobësim të aktivitetit ekonomik, tha të dielën drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

Marketing

Viti i ri do të jetë “më i vështirë se viti që lëmë pas,” tha zonja Georgieva në një intervistë për emisionin “Face the Nation” të televizionit CBS’.

“Pse? Sepse të treja ekonomitë e mëdha – SHBA, BE dhe Kina – po ngadalësohen njëkohësisht,” tha ajo.

by TaboolaSponsored LinksYou May Like
Here Is What Full Mouth Dental Implants Might Cost You in Dubai
Dental Implants Dubai
Në tetor, FMN e uli parashikimin për rritjen ekonomike globale në vitin 2023, duke pasqyruar rënien e vazhdueshme nga lufta në Ukrainë, si dhe trysnia e inflacionit dhe normat e larta të interesit të vendosura nga bankat qendrore si ajo e Shteteve të Bashkuara.

Që nga ajo kohë, Kina ka hequr dorë nga politika e saj zero-COVID dhe ka nisur një rihapje kaotike të ekonomisë së saj, megjithëse konsumatorët atje mbeten të kujdesshëm, ndërsa rastet e koronavirusit rriten.
Por ky fakt në vetvete paraqet një rrezik sepse mund të pengojë përparimin që Banka Qendrore duhet të bëjë për ta ulur inflacionin në SHBA nga niveli më i lartë në katër dekada.

Inflacioni tregoi shenja se kishte kaluar kulmin e tij me përfundimin e vitit 2022, por ai vazhdon të jetë pothuajse sa trefishi i objektivit prej 2%.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Parlamenti Evropian do të heqë imunitetin e dy eurodeputetëve lidhur në rastin e korrupsionit me Katarin

Story i radhës

Liverpooli me ofertë 44 milionëshe për mesfushorin e Wolvesit

Të fundit nga

ShkoLartë