E pranishme në konferencë për situatën ekonomike gjatë 6 muajve të parë të vitit 2022, përfaqësuesja e FMN, Yan Sun, ka rekomanduar ndryshim të projektligjit për amnistinë fiskale.
Ajo shprehet se vendi ynë nuk është gati për një projektligj të tillë pasi sipas saj përbën dëmtim për moralin tatimor. Për të në këto kushte ky projekt ligj mund të konsiderohet si një kartë për të dalë nga burgimi i të gjitha detyrimeve tatimore. Sipas saj, qeveria duhet të ndryshojë projektligjin e amnistisë në një program të vetëdeklarimit vullnetar dhe për ta bërë këtë, duhet të ketë një sistem modern të administratës tatimore.
“Projekt ligji mund të konsiderohet si një kartë për të dalë nga burgimi i të gjitha detyrimeve tatimore. Përfshin një falje te konsiderueshme, të atyre që kanë një heqje të interesave dhe penaliteteve. Gjithashtu dhe nga kontrolli konerekt i ligjit dhe fondeve të tyre.
Qeveria duhet të korrigjojnë amnistinë në një program të projektit vullnetar. E po kështu me një sistem të përshtatëm për zbatimin. Duhet të ketë kompetenca për publikun që ka një aftësi për të kuptuar një gjë të tillë.
Sistemi i DPT, me kalimin e viteve duhet të ketë një ecuri akoma më të madhe duhet të forcojë kapacitetet e veta. Ndërkohë qe aktualisht nuk është një këtë nivel.
Për më tepër dhe në studime që janë bërë në tregje e vende në zhvillim është e vështirë që në të tilla kushte të bëhen ku ekziston mundësia e pastrimit të parave dhe terrorizmit.’ tha përfaqësuesja e FMN-së.