fluturimi i wizz air devijohet drejt budapestit pas kercenimit per bombe 6ae89a182b288

Fluturimi i Wizz Air devijohet drejt Budapestit pas kërcënimit për bombë

November 2, 2026
1 minut lexim

Një fluturim i Wizz Air, që udhëtonte nga Londra për në Sofje, u devijua drejt Aeroportit të Budapestit sot pas një kërcënimi për bombë.

Lajmi u bë i ditur nga ministri hungarez i Mbrojtjes, Romulusz Ruszin-Szendi në një postim në Facebook.

Fluturimi ishte duke u kryer nga Londra për në Sofje kur u mor një kërcënim për bombë gjë që bëri që avioni të largohej nga itinerari i tij fillestar.

Një avion luftarak hungarez “Gripen” u dërgua për të shoqëruar avionin e pasagjerëve. Avioni u ul i sigurt në Aeroportin e Budapestit.

Pas incidentit, avioni luftarak “Gripen” u kthye në bazën e tij në Kecskemet.

Autoritetet aktualisht po kryejnë një kontroll sigurie të avionit dhe pasagjerëve të tij, konfirmoi Wizz Air për portalin e lajmeve 24.hu.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mund tju boshatisin llogarite qytetaret te rrezikuar shtohen sms te mashtruese ne emer te bankave policia ben levizjen e radhes 6ae899dbdf80c
Lajmi i mëparshëm

“Mund t’ju boshatisin llogaritë!”/ Qytetarët të rrezikuar, shtohen SMS-të mashtruese në emër të bankave – Policia bën lëvizjen e radhës

alarmante ne shkup 3 te mitur sulmohen nga nje grup bashkemoshataresh ne aerodrom disa prej tyre i njihnin 6ae89a72a2a14
Lajmi i radhës

Alarmante në Shkup: 3 të mitur sulmohen nga një grup bashkëmoshatarësh në Aerodrom, disa prej tyre i njihnin

Të fundit nga

ShkoLartë