Në festivalin prestigjioz të aviacionit në Turqi është ekspozuar për herë të parë fluturakja luftarake pa pilot Bayraktar Kizilelma.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për fluturaken e projektuar dhe zhvilluar nga kompania Baykar, e cila u bë e famshme globalisht për serinë e saj të suksesshme të mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar.
Festivali më i madh në botë i aviacionit “Teknofest Karadeniz” po mbahet në Turqi, ndërsa gara finale ka filluar në Samsun.
Dhe vëmendjen e vizitorëve e ka rrëmbyer një produkt i ri i kompanisë Baykar Teknoloji dhe është fluturakja luftarake pa pilot Bayraktar Kizilelma, që thuhet se u prezantua për herë të parë në publik.
Siç bëhet e ditur, karakteristikat e përafërta të Bayraktar Kizilelma janë një shpejtësi maksimale prej 900 km/h dhe një rreze luftarake prej 930 km.
Kjo fluturake do të mund të qëndrojë në ajër për rreth 5 orë në një lartësi maksimale operative prej 10700 metrash.