Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar pas shkrimit të Ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla ku etiketohen dy gazetarët Buzhala dhe Kajtazi.
Kusari në reagim e saj thotë se ndërlidhja e punes së gazetarëve të Kosoves me Serbinë dhe Vuçiqin eshte e rrezikshme dhe çon në dhune online dhe potencialisht edhe në dhunë fizike.
Ajo tutje se statusi i ministrit Sveçla është sulm serioz ndaj gazetareve dhe nxitje e masave per t’i kundershtuar ata.
“Ministri Svecla, Levizja Vetevendosje dhe zyrtaret dhe mbeshtetesit e tyre duhet ta kuptojne qe duke i sulmuar mediat dhe gazetaret nuk mund t’i frikesojne dhe nuk do t’i frikesojne apo heshtin ato. Per aq kohe sa kjo qasje nuk ndryshon, gazetaret mbesin jashtezakonisht te kercenuar dhe duhet te frikesohen per sigurine e tyre ndonese nuk eshte ne natyren e tyre te frikesohen.AGK duhet te reagoje” shkruan Kusari në reagimin e saj.
Reagimi i plotë:
Nderlidhja e punes se gazetareve te Kosoves me Serbine dhe Vucicin eshte e rrezikshme dhe con ne dhune online dhe potencialisht edhe ne dhune fizike.
Statusi i Ministrit Svecla eshte sulm serioz ndaj gazetareve dhe nxitje e masave per t’i kundershtuar ata. Dihet qe masat nganjehere nuk zgjedhin metoda.
Ministri Svecla, Levizja Vetevendosje dhe zyrtaret dhe mbeshtetesit e tyre duhet ta kuptojne qe duke i sulmuar mediat dhe gazetaret nuk mund t’i frikesojne dhe nuk do t’i frikesojne apo heshtin ato.
Per aq kohe sa kjo qasje nuk ndryshon, gazetaret mbesin jashtezakonisht te kercenuar dhe duhet te frikesohen per sigurine e tyre ndonese nuk eshte ne natyren e tyre te frikesohen.
AGK duhet te reagoje.