Fluminense është gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Botës për klube

July 4, 2025
1 minut lexim

Fluminense është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube, pasi që e mposhti me rezultat 2:1  Al Hilalin.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin në Orlando.

Fluminense kaloi në epërsi me golin e futbollistit Martinelli në minutën e 40-të, ndërsa Marcos Leonardo barazoi në minutën e 51-të.

Golin ei fitores për ekipin brazilian e shënoi Hercules në minutën e 70-të.

Para fillimit të ndeshjes, u mbajt një minutë heshtje në kujtim të futbollistit portugez Diogo Jota, i cili vdiq në një aksident me makinë në Spanjë të enjten në mbrëmje.

Fluminense pret fituesin e ndeshjes midis Chelseat dhe Palmeiras.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Sipërmarrësja Biba: Turistët mjelin bagëtitë, vizitojnë fermën dhe shijojnë drekën në natyrë

Të fundit nga

Hapet Ambasada e Kazakistanit në Shkup

20 Shkup, 4 korrik – Me ceremoni solemne sot në Shkup është hapur zyrtarisht Ambasada e Republikës së Kazakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me çka u shënua dhe 30 vjetori
ShkoLartë