Sipërmarrësja Biba: Turistët mjelin bagëtitë, vizitojnë fermën dhe shijojnë drekën në natyrë

July 4, 2025
1 minut lexim

Në emisionin “Alert”, moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News  u trajtua tema “Gastronomia e qëndrueshme” në kuadër të Ditës Botërore të Gastronomisë së Qëndrueshme, më 18 qershor.

E ftuar në një lidhje online nga Lezha, Marjana Biba, sipërmarrëse në agroturizëm, tregoi për përvojën e familjes së saj që merret prej vitesh me blegtori dhe bujqësi.

Ata kanë përshtatur një fermë të vogël e cila është tashmë e hapur për turistët që kërkojnë përvoja ndryshe. Biba tha se megjithëse gjithçka ecën me ritme të ngadalta, interesi i turistëve është në rritje.

“Turistët janë shumë të interesuar të shohin nga afër jetën e një familjeje që merret me fermë dhe me prodhime vendase.

Një nga përvojat më të veçanta që ofron bujtina është “drekë me çobanin” një eksperiencë që ka marrë shumë interes nga turistët. Dreka përfshin ushqime si pogaçe, djathë, kos ose dhallë, të cilat vendosen në trastë dhe merren me vete në mal.

Atje grupi shkon pranë tufës së bagëtive, ulet dhe zhvillon biseda të ndryshme, si një piknik i thjeshtë për të ndarë zakonet dhe traditat e zonës,” – tha Biba.

Ajo shtoi se kjo ide lindi vetë nga kërkesat e turistëve, disa prej të cilëve kanë kërkuar edhe të pinë qumësht të freskët të zier, si pjesë e një përvoje autentike me jetën në fshat.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Hapet Ambasada e Kazakistanit në Shkup

Të fundit nga

Hapet Ambasada e Kazakistanit në Shkup

20 Shkup, 4 korrik – Me ceremoni solemne sot në Shkup është hapur zyrtarisht Ambasada e Republikës së Kazakistanit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me çka u shënua dhe 30 vjetori
ShkoLartë