fluminense eshte gjysmefinalisti i pare i kupes se botes per klube 68684a20144a9

Fluminense është gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Botës për klube

July 4, 2025
1 minut lexim

Fluminense është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube, pasi që e mposhti me rezultat 2:1  Al Hilalin.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin në Orlando.

Fluminense kaloi në epërsi me golin e futbollistit Martinelli në minutën e 40-të, ndërsa Marcos Leonardo barazoi në minutën e 51-të.

Golin ei fitores për ekipin brazilian e shënoi Hercules në minutën e 70-të.

Para fillimit të ndeshjes, u mbajt një minutë heshtje në kujtim të futbollistit portugez Diogo Jota, i cili vdiq në një aksident me makinë në Spanjë të enjten në mbrëmje.

Fluminense pret fituesin e ndeshjes midis Chelseat dhe Palmeiras.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sipermarresja biba turistet mjelin bagetite vizitojne fermen dhe shijojne dreken ne natyre 686849a8dde5b
Lajmi i mëparshëm

Sipërmarrësja Biba: Turistët mjelin bagëtitë, vizitojnë fermën dhe shijojnë drekën në natyrë

dhtik bizneset po mbyllen importi po rritet nga serbia dhe maqedonia e veriut 68684a238396c
Lajmi i radhës

DhTIK: Bizneset po mbyllen, importi po rritet nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë