Fluksi i madh i makinave/ Policia Rrugore e Elbasanit në gatishmëri 100 përqind, ja akset që po monitorohen

January 2, 2025
1 minut lexim

Policia Rrugore e Elbasanit, me anë të një njoftimi për mediat ka dhënë informacion në lidhje me punën që po bëjnë efektivët në terren për trafikun rrugo, të shkaktuar nga festat e fundvitit.

Efektivët e Rrugores në Elbasan deklarojnë se janë të gatishmëri 100 përqind. Policia Rrugore deklaron se po monitoron akset “Qafë thanë-Elbasan dhe “Rrogozhinë-Elbasan”.

Policia Rrugore e Elbasanit, në gatishmëri të plotë për të lehtësuar qarkullimin për shkak të fluksit 👮🏻👮🏻‍♂️🚔

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë 100% në terren, si dhe kanë shtuar vigjilencën, me qëllim menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të mjeteve që kthehen në drejtim të Tiranës, si edhe ata që lëvizin në drejtim të Korçës dhe bregdetit, kryesisht në akset “Qafë thanë-Elbasan dhe “Rrogozhinë-Elbasan”.

Gjithashtu, në terren, në mbështetje të Policisë Rrugore janë të angazhuar edhe shërbimet e Rendit Publik dhe ato të forcës Shqiponja të DVP Elbasan, për sigurinë rrugore dhe për të garantuar se nuk do të ketë bllokim të lëvizjes.

Drejtuesit e automjeteve të moderojnë shpejtësinë, të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, që të mos kthehen në burim për aksidente rrugore apo për bllokim të lëvizjes.

Qytetarët të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton Policia Rrugore.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nesër seancë e Komisionit Parlamentar për zgjedhje dhe emërime, më 10 janar seancë plenare

Story i radhës

Aktgjykime dënuese e liruese në rastet e krimeve të luftës më 2024, aktakuza në mungesë, fillim i gjykimeve të reja e vazhdim i tjerave

Të fundit nga

ShkoLartë