Në Kakavijë mëngjesi i sotëm ka sjellë një numër të lartë pushuesish, të cilët duan të hyjnë në Shqipëri.
Në anën e Greqisë janë krijuar radhë të gjata, pasi po punojnë me dy sportele në hyrje dhe dy në dalje.
E kundërta ndodh në palën shqiptare, ku situata paraqitet e qetë dhe pa radhë pritjeje, për shkak të punës me katër sporteleve në hyrje dhe tre në dalje.