Florentino Perez uron Barcelonën për transferimin e Lewandowski

Barca arriti të finalizonte marrëveshjen me Robert Lewandowski pas shumë negociatave me Bayern Munich.

Ndonëse kjo është një lëvizje që e bën Barcën shumë të rrezikshme, presidenti i rivalit historik, Florentino Perez ka uruar katalanët.

Gerard Romero thotë se pas njoftimit zyrtar, Florentino Perez i dërgoi një mesazh krerëve të Barcës.

Ai ka shprehur urimet e tij për arritjen e marrëveshjes.

Edhe më parë, Perez kishte kritikuar La Liga për politikat që po pengonin Barcën për marrëveshjet me lojtarët.

Florentino Perez e di se një Barcë më konkurruese për Real Madridin i bën favor edhe skuadrës së tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski udhëheq me delegacionin qeveritar në Bruksel

Story i radhës

Zv/ministri Bushi: MPB dhe ICITAP-i Amerikan partnere të shkëlqyeshme

Të fundit nga