Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, vlerësoi trajnerin Carlo Ancelotti, pas fitores ndaj Espanyolit (4-0) që u shërbeu merengëve për të festuar titullin e 35-të të kampionëve të Spanjës, si dhe theksoi se Topi i Artë duhet të jepet te Karim Benzema.
“Ancelotti ka shumë përvojë.
Gjithmonë është dikush që kritikon diçka, por identifikimi i tij me Real Madridin, me vlerat e tij dhe me atë që përfaqëson është i madh dhe kjo është e rëndësishme te një trajner i madh”, theksoi Perez në një prononcim për televizionin Movistar+.
Ai ishte këmbëngulës për sulmuesin francez: “Benzema ka qenë i mirë këtë vit dhe që kur erdha unë. Nuk ka dyshim se duhet t’i japin atij Topin e Artë këtë vit”, përfundoi Perez.