Florence Pugh ka treguar me humor se edhe gjyshërit e saj kanë parë skenat e saj intime në filma, dhe se kjo nuk i shqetëson aspak ata.
Aktorja 29-vjeçare, e njohur për rolet e saj provokative, tha se e ka kapërcyer ndjesinë e sikletit, pasi “ka bërë seks shumë herë në ekran”.
Ajo kujtoi se i kishte ftuar gjyshërit në kinema për të parë filmin horror Midsommar në vitin 2019, i cili përmban skena grafike, shkruan DailyMail.
“Më kujtohet që thashë: ‘Si t’ua shpjegoj këtë gjyshërve të mi?’”, tha ajo gjatë një interviste me Seth Meyers.
Pugh shtoi se familja e saj është shumë mbështetëse dhe i ndjek gjithmonë projektet e saj, edhe kur përfshijnë përmbajtje të ndjeshme. “Ata janë gjithmonë aty – në shi apo diell”, tha ajo.
Aktorja ka interpretuar skena të ngjashme edhe në filmin “Oppenheimer” të vitit 2023 dhe në komedinë romantike We Live in Time, ku luan përkrah Andrew Garfield.
Ajo u shpreh për revistën ELLE se gjithmonë ka dashur të bëjë një histori dashurie dhe se intimiteti në film ndihmon në tregimin e thellë të marrëdhënieve mes personazheve.
Burimi: botasot.info