“Flinte me shoqe që në kohën e komunizmit!” Frederik Ndoci tregon si e zbuloi se ish-gruaja ishte lezbike: Më tha dua Suzanën jo ty!

min lexim

Frederik Ndoci është rikthyer në një intervistë pas shumë kohësh dhe nuk ka ngurruar të bëjë deklarata të bujshme rreth jetës së tij private e jo vetëm.

Duke u ndalur te vajza e tij e dytë, Klea, ai tha se me të ka marrëdhënie shumë të mira. Gjatë një show televiziv kohë më parë, Klea ka thënë që ka filluar rrugën e drogës që 12 vjeç, ndërsa 13-vjeç e kishte gjetur veten duke konsumuar drogë. Këtë periudhë artisti e përshkroi si më të keqen për të bijën duke u shprehur:

“Ishte një periudhë shumë e keqe e vajzës sime Klea. Duket se e ka ndjerë largimin tim, sepse ishte shumë e lidhur me mua dhe ka parë realitetin në anën tjetër që nuk ishte shumë pozitiv për të dhe më kollaj e kanë ato jetën e vagabondazhit se të të dhurojnë një tufë me lule. Edhe Klea ishte addiction ( e varur nga lëndët narkotike). Shansi ishte që iku nga ky addiction dhe hapi një emision televiziv.”-tha ai në “Glamour Zone” në RTV Ora.

Më tej ai ka folur edhe për marrëdhënien e tij me aktoren Sesilia Plasari, krah të cilës u shfaq në filmin ‘Edhe kështu, edhe ashtu’, përkatësisht me rolin e Andit dhe Almës. Frederiku sqaron se mes tyre kishte, flirt, kimi dhe jo vetëm, ndërsa ka qenë i martuar në atë periudhë.

Këngëtari tha se gjatë xhirimeve të filmit ata kanë patur dhe 2 skena me puthje të cilat më pas nuk u transmetuan në film. “Kishim ca skena me puthje, edhe në fillim të filmit edhe në mes, por duhej ta bënim shumë organike. Duke i provuar për qejf, për të parë a dukemi mirë te kamera… Edhe pastaj më duket se punoi kimia, edhe shyqyr na ikën dritat atë natë.”

Siç ka bërë me dije prej vitesh, martesa e tij e parë, përfundoi pak pas zhvendosjes në Amerikë pasi ish-bashkëshortja e tij ishte lezbike. I pyetur, si e zbuloi këtë, Frederiku tha: ‘Pasi u bëmë me dy fëmijë, i morëm në krahë dhe vendosëm të iknim jashtë. Pastaj sa shkuam në Amerikë, ajo më tha ‘Unë dua Suzanën, jo ty’. Unë merrja pjesë në filma nga 2-3 muaj, ajo merrte një shoqe se kishte frikë të flinte vetëm. Po, ku i dinim ne këto punë? Këto janë gjëra të studiuara, edhe në shkollë bëhet edukatë të dish prirjet e njeriut. Kurse atëherë nuk i dinim ne. Nëse nuk shkonte me mashkull, thoshim se e kam te ndershme, e kam në rregull.’

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Phillips refuzon Manchester Unitedin

Story i radhës

Turneu i përfaqësueseve rajonale, aty ku spikasin talentet e ardhshme të ekipeve Kombëtare

Të fundit nga