​Flick tregon çfarë u tha lojtarëve para sfidës me Interin

April 29, 2025
1 minut lexim

Barcelona e trajnerit Hansi Flick po kalon nëpër një fazë ekzaltimi të bazuar në rezultatet e jashtëzakonshme në këtë edicion që së fundi i freskua me fitimin e Kupës së Mbretit duke e mposhtur në finale Real Madridi. Por, festa tashmë është e kaluar dhe ata janë të përqendruar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Qëllimi kryesor tani, sipas trajnerit gjerman, është kalimi në finalen e Ligës së Kampionëve ku duhet eliminuar Interin në dy ndeshje.

“Fitorja e një finale kundër Real Madridit ishte shumë emocionuese, por tani jemi të përqendruar sepse kemi mundësinë të arrijmë në finalen e Ligës së Kampionëve, më të rëndësishmen e kalendarit. Dhe është një ëndërr të arrijmë atje“, shpjegoi trajneri i Barcelonës në konferencë për media.

Patëm një takim për të parë se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë mund të përmirësojmë, duke parë përpara ndeshjes kundër Real Madridit. Duhet të japim më të mirën tonë në të dyja ndeshjet“, deklaroi trajneri gjerman.

Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe Flick është i përqendruar te ndeshja e së mërkurës:

Do të përqendrohemi së pari te ndeshja e parë. Interi është një kundërshtar shumë i fortë, me një nga mbrojtjet më të mira në Evropë. Ata kanë një mesfushë shumë të mirë dhe sulmues të fortë. Tranzicionet janë shumë të rrezikshme. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe duhet të jemi të përgatitur”, shtoi më tutje ai.

Para stërvitjes, Flick mblodhi lojtarët e tij dhe Flick zbuloi çfarë biseduan.

“Kemi folur për atë që duhet të ndryshojmë. Duhet të mbrojmë dhe të mbulojmë hapësirat. Është e rëndësishme të kemi posedimin e topit, të bëjmë pak gabime dhe të mbrohemi mirë”, vuri në dukje ai përpara ndeshjes kundër Interit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Nesër bëhet eksplodimi i mjetit shpërthyes në Stagovë të Kaçanikut, policia ka disa kërkesa për qytetarët

Story i radhës

Dikur kushtonte më pak se 1.5 milion dollarë, sot Ferrari F50 shitet për mbi 5 milionë!

Të fundit nga

Fëmijët festojnë në sheshet e Prishtinës

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, sheshet e Prishtinës ishin mbushur me ngjyra plot e fëmijë të cilët po festonin ditën e tyre. Për ta është përkujdesur edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen
sqmken
ShkoLartë