Flick pas humbjes nga Las Palmas: Nuk ishte dita jonë

December 1, 2024
1 minut lexim

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shprehur tejet i zhgënjyer me disfatën kundër Las Palmas.

Katalonasit u mundën dje para tifozëve të tyre nga Las Palmas (1-2), duke rrezikuar kreun e tabelës në elitën e futbollit spanjoll.

“Nuk ishte dita jonë. Në pjesën e dytë krijuam më shumë raste, por nuk ishte dita e duhur”, ka thënë Flick.

“Ne duhet të ndryshojmë, të mbrohemi më mirë. Nëse nuk shënon, është më e vështirë të mbash portën e pastër. Nuk është problem vetëm për mbrojtësit, por për të gjithë ekipin. Ne duhet të gjejmë sërish lojë tonë”, ka pohuar strategu gjerman.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U kap duke transportuar vaj kanabisi/ Pranga 35-vjeçarit në Sarandë, çfarë iu gjet në banesë

Story i radhës

Dëshironi të parkoni një veturë me benzinë ​​në një vend të rezervuar për vetura elektrike? Ja videoja që ofron “zgjidhjen”

Të fundit nga

ShkoLartë