Flick: Pas Atalantës nuk kam fjetur

February 3, 2025
1 minut lexim

Ishte padyshim një fundjavë e mrekullueshme për Barcelonën dhe mbështetësit e saj.

Sot katalanasit kaluan pengesën Alaves me një fitore 1-0, duke mbyllur kështu diferencën me kreun(-4) të pushtuar nga Real Madridi që humbi dje përballë Espanyol.

“Ishte një ndeshje e vështirë, – tha trajneri i Barçës, Hansi Flick – Ishte shumë e rëndësishme të merrnim tri pikët duke marrë parasysh rezultatin e djeshëm të Realit”.

“Duhet të përqendrohemi te vetja dhe ishte një ndeshje e vështirë dhe e ndërlikuar, Alavés u mbrojt shumë mirë sot”.

Ditë stresuese edhe për shkak të ndeshjes së fundit ndaj Atalantës, të barazuar në Ligën e Kampionëve: “Pas Atalantës kam fjetur vetëm dy-tre orë. Sot kam fjetur më shumë dhe sot në mëngjes jam ndjerë më mirë”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mbështetje për Kurtin, deputeti i Bundestagut mori pjesë në tubimin e LVV-së në Ferizaj

Story i radhës

Operacioni i madh izraelit në Bregun Perëndimor, hidhen në erë 20 ndërtesa

Të fundit nga

​Hailee Steinfeld i jep fund beqarisë

Aktorja dhe këngëtarja e njohur Hailee Steinfeld i ka dhënë fund beqarisë së saj duke u martuar në altar me qendërmbrojtësin e Buffalo Bills Josh Allen, të shtunën në Kalifornia. Revista People
sqmken
ShkoLartë