flick mbron lewandowskin 68f27f3b1bf4c

Flick mbron Lewandowskin

October 17, 2025
1 minut lexim

Robert Lewandowski u rikthye nga ndeshjet e tij ndërkombëtare i lënduar.

Sulmuesi 37-vjeçar polak ka një këputje të kofshës së pasme në këmbën e majtë. Barcelona po e kritikon pjesëmarrjen e tij të plotë 90-minutëshe kundër Lituanisë. Por Hansi Flick i doli në mbrojtje të premten. 

“Roberti më tha se pas pjesës së parë luajti me fashë, por nuk kishte dhimbje dhe se ishte mirë.

Më tha se nuk mendonte se ishte ndonjë dëmtim. Ke një ndjesi…” filloi vlerësimin e tij trajneri gjerman. Lewandowski luajti si titullar kundër Lituanisë më 12, duke luajtur 90 minuta të plota, pavarësisht shqetësimit që ndjeu. Ai nuk i dha asnjë rëndësi. 

Por prania e tij e vazhdueshme në fushë në ‘Dariaus ir Girëno Stadionas’ pavarësisht këtij dëmtimi të lehtë nuk i ka kënaqur shumë profesionistë dhe drejtues të Barçës, pasi ish-lojtari i Bayern Munich tani do të jetë jashtë për disa javë dhe do t’i bashkohet një liste të gjatë lojtarësh që po qëndrojnë në spitalin e Barçës.

Ata besojnë se ai nuk duhet të ishte rikthyer pas pushimit dhe se duhet të kishte qenë më i kujdesshëm dhe i matur, duke u përqendruar te Barça.

Por Flick doli në mbrojtje të lojtarit të tij sot, i cili madje shënoi një gol në minutën e 64-të. “Nuk mendoj se ka ndonjë lojtar që kujdeset aq shumë për trupin e tij sa Roberti. Ai është gjithmonë shumë përgjegjës për shëndetin dhe trupin e tij. Nuk ka askush, përveç Cristiano Ronaldos, që kujdeset për veten siç kujdeset ai”, përfundoi trajneri i Barçës. 

Për ndeshjen kundër Gironas, Flick do të jetë pa Raphinha, Lewandowski, Dani Olmo dhe Ferran Torres në pozicionet më të avancuara, por të paktën do të ketë përsëri Lamine Yamal.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjedhjet e pjesshme vendore kshz miraton prodhimin e rreth 335 mije fletevotimi 68f27ed3c98f4
Lajmi i mëparshëm

Zgjedhjet e pjesshme vendore, KSHZ miraton prodhimin e rreth 335 mijë fletëvotimi

maqedonci u takua me perfaqesuesen e kompanise lockheed martin ne kuader te panairit ausa 2025 ne shba 68f27f426933f
Lajmi i radhës

Maqedonci u takua me përfaqësuesen e kompanisë ‘Lockheed Martin’ në kuadër të Panairit AUSA 2025 në SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë