Flick i “shtang” të gjithë

November 26, 2022
1 minut lexim

Flick i “shtang” të gjithë!

Në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e sotme, trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick i ka shtangur të gjithë duke mos marrë asnjë lojtar me vete, me shpjegimin se distanca me qendrën ështe shumë madhe për të sjellë me vete një lojtar në prag të ndeshjes me Spanjën.

“Ka një udhëtim prej tre orësh atje dhe kthimi, por nesër kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, kështu që i thashë FIFA-s që do të vija vetëm”,- u shpreh Flick.

Ky vendim mund t’i kushtojë një gjobë Federatës Gjermane të Futbollit duke qenë se rregulloret e FIFA-s i detyrojnë të gjithë pjesëmarrësit të kenë një lojtar gjatë konferencës për shtyp, së bashku me trajnerin në prag të ndeshjeve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Për herë të parë Shqipëria në një Forum Evropian/ Kongresi Rinor Kombëtar votohet në Forumin Rinor Evropian!

Story i radhës

Xhensila Myrtezaj në pritje të ëmbël? Dalin pamjet që nxitën dyshimet e mëdha

Të fundit nga

ShkoLartë