Flick drejt El Clasico: Pas humbjes në Milano nuk është e lehtë

May 11, 2025
1 minut lexim

Pas humbjes në shtëpinë e Interit duke i dhënë lamtumirën Ligës së Kampionëve, Barcelona do të duhet të përballet sot (16:15) me Real Madridin në klasiken spanjolle që është një pikë kthese vendimtare për La Ligën.

Hansi Flick foli në një konferencë shtypi për të prezantuar ndeshjen. “Ne jemi mirë, pas humbjes në Milano të gjithë e dinë që nuk është e lehtë…

Por ne po i bëjmë gjërat mirë, kemi folur për atë që duam të bëjmë në këto dy javë.

Janë katër ndeshje. Ne kemi shumë ndeshje për të luajtur. Lojtarët janë shumë mirë”.

“Një El Clasico është një ndeshje që lojtarët duan ta fitojnë. Jemi të fokusuar të japim gjithçka, të bëjmë mirë dhe të marrim tri pikë”.

Në garën për La Ligan – “Është titulli më i sinqertë, duhet të luash 38 ndeshje.

Nëse arrin deri në fund dhe je i pari, është titulli më i ndershëm”.

Për punën e bërë pas zhgënjimit të fundit evropian – “Kemi folur për atë që ata mendojnë, ndjenjat e tyre… Duhet të flasim për këtë si grup. Të gjithë e dinë se në një El Clasico duhet të japësh 100 për qind. Duhet të jesh aktiv, intensiv, dominues… Real Madridi është një ekip i madh dhe ne kemi nevojë për tifozët”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

AAK akuzon LVV për bllokadën e Kuvendit: S’jemi të obliguar t’ia sigurojmë votat

Story i radhës

Si të kurseni karburantin me këto zakone të thjeshta

Të fundit nga

Në Podujevë Final8 i Ligës së Pionierëve

Për tri ditë rresht arena “Hakif Zejnullahu” në Podujevë do të presë qindra hendbollistë të rinj. Prej të shtunës e deri të hënën zhvillohet Final8 i Ligës së Pionierëve të Kosovës në
sqmken
ShkoLartë