Gjermania është gati për takimin me Kosta Rikën. Katër herë kampionët e botës, duhet të fitojnë sfidën e fundit në grup, që zhvillohet të enjten (20:00).
“Nesër pres një performancë të lartë nga skuadra. E kemi detyrim kualifikimin, por nuk ndjejmë aspak presion.
I kam në formë të gjithë lojtarët”, deklaron Hansi Flick në konferencën për shtypin. Trajneri i Gjermanisë ndalet edhe tek individët.
“Sane është gati të luajë nga minuta e parë. Havertz mungoi ndaj Spanjës për shkak se ishte ftohur”.
Flick insiston në idenë e tij të lojës: “Ne duam që futbolli ynë të jetë tërheqës, modern dhe sulmues”.
Nëse Japonia fiton ndaj Spanjës, Gjermanisë i duhet fitore me tetë gola, por trajneri i Gjermanisë nuk e mendon si opsion.
“Do të ishte mendjemadhësi supozimi i idesë së shënimit të tetë golave, Kosta Rika meriton respekt”, theksoi Flick.