Fli me telefonin pranë? Kjo është arsyeja që nuk duhet ta bëni më këtë veprim

October 23, 2022
1 minut lexim

Kohëve të fundit celularët janë bërë një domosdoshmëri dhe nevojë e madhe për të gjithë.

Ne i përdorim gjerërisht dhe në çdo kohë por jemi pak të ndërgjegjshëm për rreziqet që sjell përdorimi i tepërt i tij sidomos përpara gjumit.

Celularët janë vazhdimisht të përfshirë në procesin e dërgimit dhe marrjes së sinjaleve dhe po ashtu celularët përdorin valë elektromagnetike për të mbajtur sinjalin e fortë.

Këto valë elektromagnetike që vazhdimisht janë pjesë e celularëve mund të kenë efekte të dëmshme në trurin tuaj, e sidomos kur ekspozoheni për një kohë të gjatë ndaj tyre.

Po ashtu netët mund të jenë tejet të mërzitshme pa përdorimin e celularëve, mirëpo këtë zakon duhet ta ndryshoni menjëherë!

Shumë studime të ndryshme tregojnë se përdorimi i celularit para gjumit  shkakton pagjumësinë.

Drita e kaltër nga ekranet e celularëve e pengon lirimin e metatoninës dhe kjo ndikon në problemet me gjumin.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse njerëzit i tremben numrit 13?

Story i radhës

Katër ukrainas arrestohen në Maqedoni të Veriut, dyshohen për gërmime në një vend arkeologjik

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë