Fletët e votimit nuk ishin sipas procedurës, klasifikohet e parregullt një kuti në Kamëz!

May 11, 2025
1 minut lexim

Në Kamëz pritet të nisë së shpejti procesi i numërimit të votave, por nuk do të përfshihen të gjitha kutitë e parashikuara.

Mësohet se nga 89 kuti votimi të vendosura në shkollën “Hillary Clinton”, do të numërohen vetëm 88, pasi një prej tyre është shpallur e pavlefshme.

Sipas raportimit të gazetares së News24, Fatmira Nikolli, gjatë dorëzimit në KZAZ, është konstatuar se një nga kutitë, ndonëse ishte vulosur dhe shoqëruar me procesverbalin përkatës, kishte disa fletë jashtë saj.

Kjo parregullsi ka çuar në vendimin që kutia të mos përfshihet në numërim. Ende nuk është bërë e qartë nëse fletët dolën jashtë gjatë mbylljes së kutisë apo gjatë transportit, por pavarësisht kësaj, kutia është skualifikuar nga procesi.

Si pasojë, votat që ndodheshin brenda saj nuk do të merren në konsideratë, ndonëse qytetarët kishin shprehur vullnetin e tyre.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Zhurnal mëson/ Vendimi i Mickoskit për përjashtim të ASH nga Qeveria, Taravari njofton kryesinë e ASH

Story i radhës

Deputetja e VLEN-it godet ashpër Bujar Osmanin: “Pacienti që nuk e shëroi kurrë është NDËRGJEGJA e tij!”

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Pafajshëm – Viktima të Agresionit, është një nga ditët ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që shënohet çdo vit më 4 qershor. Kjo ditë u krijua
sqmken
ShkoLartë