Fletarrest ndërkombetarë ndaj të dyshuarit të parë për vrasjen e hendbollistit!

April 12, 2022
1 minut lexim

Policia me fletarrest ndërkombëtar e kërkon të dyshuarin e parë Angello Gjorgjievskin, për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot, shkruan Alsat.
Pamjet tregojnë se ai u godit nga tre persona edhe pasi humbi vetëdijen i shtrirë në tokë. Ministri i Brendshëm Spasovski tha se që nga ai moment policia nuk ka ndalur së kërkuari të arratisurin 28 vjeçar. Nga Prokuroria Publike thonë se pamjet e ngjarjes e publikuar në rrjetet sociale nuk e dëmtojnë procesin e hetimit.

Autopsia e Mjekësisë Ligjore tregoi se kroati kishte gjuhën e këputur dhe 4 hematoma në tru. Vajza 19 vjeçe K.L. dhe 22 vjeçi А.К. mbahen në paraburgim 30 ditorë nën akuzën për vrasje. Tjetri është në arrati. Përveç kësaj, klubi natës “Privilege” ku ndodhi tragjedia nuk ka as leje për punë, thonë nga Ministria e Ekonomisë. Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut bënë të ditur se do të veprojnë sërish për këtë klub nate, ndonëse kanë vepruar edhe më parë. Nga Ambasada e Kroacisë në Shkup vazhdojnë të bëjnë thirrje që ky rast sa më parë të zbardhet plotësisht. Sot në qytezën Gjakovë të Kroacisë u bë varrimi i të ndjerit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë duhet të bëni nëse ju bien flokët ​

Story i radhës

Nesër do të dihet kush me kë do të takohet në gjysmëfinale!

Të fundit nga

ShkoLartë