Petro Gojani, shoku i ngushtë i Gjestit, ka thënë se ka festuar për fitoren e këngëtarit mbrëmë në finalen e Big Brother VIP Albania.
Në emisionin Weekend, ai ka pohuar se nga emocionet që e mëdha që i pati për fitoren e Gjesti i ka thyer shumë pjata.
“Mbrëmë ka qenë një shou, nuk di as sa pjata i kam thyer mbrëmë. Gjesti ka qenë i njëjti siç ka qenë në Big Brother edhe në realitet”.
“Mendoj sa ka pasë mundësi të jap më shumë sepse ai është shumë i fortë”, ka thënë Gojani.
Gojani për këngëtarin ka thënë se të punosh me të është kënaqësi, dhe se ka shumë energji.
Burimi: botasot.info