flet rrahmani me me shume fat do te ishim ne gare per titull 6282dbe10b552

Flet Rrahmani: Me më shumë fat do të ishim në garë për titull

May 16, 2022
1 minut lexim

Amir Rrahmani është shprehur i kënaqur pasi Napoli siguroi kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi i Kosovës tha se më pak mund të ishin ende në garë për titullin e kampionit, por që këtë sezon e vlerësoi si pozitiv.

“Me pak më shumë fat, ndoshta mund të kishim luftuar për Scudetton. Por, ishte një kampionat pozitiv, sepse u kualifikuam në Ligën e Kampionëve”, tha fillimisht Rrahmani.

28-vjeçari tutje foli edhe për Lorenzo Insigne, i cili u përshëndet me tifozët në ndeshjen e fundit të Napolit në shtëpi.

“Nga njëra anë ishte e këndshme të shihje stadiumin plot, por nga ana tjetër ishte e trishtuar, sepse Lorenzo po largohet. Do të na mungojë, sepse një lloj lojtari si ai i shërben gjithmonë ekipit, veçanërisht nëse flasim për një kapiten”, tha Rrahmani.

Vlen të theksohet se Amir Rrahmani këtë sezon ishte i pa zëvendësueshëm te Napoli dhe një prej lojtarëve kyç të skuadrës. 

Pas 37 xhirove në Serie A, napolitanët ndodhen në pozitën e tretë me 76 pikë. 

Kjo pozitë nuk do të ndryshojë për këtë skuadër as pas xhiros së 38 dhe të fundit në elitën e futbollit italian. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

deshira per seks shtohet me shume kur nuk beni 6282dbdbc380c
Story i mëparshëm

Dëshira për seks: Shtohet më shumë kur nuk bëni?

horoskopi ditor e marte 17 maj 2022 62831cd983788
Story i radhës

Horoskopi ditor, e martë 17 maj 2022

Të fundit nga

Gjatë natës gjysma e Maqedonisë pa rrymë!

Gjysma e Maqedonisë ka mbetur pa energji elektrike gjatë natës. Në disa pjesë të vendit, energjia elektrike është kthyer sot në mëngjes rreth orës 6. Pa energji elektrike ka qenë edhe Shkupi.
ShkoLartë