flet profesori universitar sali berisha eshte rreshtuar vazhdimisht ne perkrahje te kosoves ndersa rama tek kryekrimineli vucic dhe serbia fashiste 682119323d6d1

Flet profesori universitar: Sali Berisha është rreshtuar vazhdimisht në përkrahje të Kosovës, ndërsa Rama tek kryekrimineli Vuçiç dhe Serbia fashiste

May 11, 2025
min lexim

Raportet ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, janë kuptuar qëndrime në disa takime të përbashkëta të tyre. Ata kanë treguar qartë se nuk kanë një raport të mirë. Madje, kryeministri shqiptar Rama, përkundër Kurtit ka treguar një raport të mirë, me Presidentin serb, Aleksandër Vuҫiq.

Por një ndryshim qeverisjeje në Shqipëri, a do e ndryshonte edhe qëndrimin ndaj Kosovës?

Për këtë ҫështje profesori universitar, Prof.dr. Eshref Ymeri thotë se ardhja në pushtet e Partisë Demokratike do e ndryshoj komplet raportin ndërmjet kryeministrave shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Image

Prof.Dr.Eshref Ymeri

“Sigurisht që ardhja në pushtet e Partisë Demokratike në Tiranë, do ta ndryshojë kryekëput raportin e marrëdhënieve ndërshtetërore midis Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryeministrit Prof.dr. Sali Berisha. Kjo për arsye se faktet kanë vërtetuar që Partia Demokratike dhe personalisht Prof.dr. Sali Berisha është rreshtuar vazhdimisht në përkrahje të plotë të Lëvizjes Vetëvendosja dhe të Republikës së Dardanisë. Ndërkohë, Partia Socialiste dhe sidomos figura më e urryer e mbarë kombit shqiptar, Edvin Rama, që në fillim qe rreshtuar dhe vazhdon rreshtimin e vet në krah të kryekriminelit Vuçiç dhe të Serbisë fashiste, duke ndjekur rrugën e kryetradhtarit Enver Hoxha, argatit tradicional të Titos, dhe rrugën e partisë komuniste të Shqipërisë, parti, e cila s’ishte gjë tjetër, veçse një agjenturë në shërbim të Beogradit”, vlerëson Ymeri.

Profesori thotë më tutje se, ‘ishte meritë e jashtëzakonshme e Prof.dr. Sali Berishës ndërtimi i Rrugës së Kombit, e cila e shkurtoi deri në dy orë komunikimin automobilistik midis Tiranës dhe Prishtinës. Prof.dr. Sali Berisha ishte ai që e demaskoi publikisht “Ballkanin e hapur”, i cili s’ishte gjë tjetër, veçse një kurth i Kryekriminelit Vuçiç dhe i kyetradhtarit Edi Rama për kolonizimin e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Dardanisë nga ana e Serbis՞ fashiste’.

“Por me ardhjen në pushtet të partisë socialiste në vitin 2013, kryetradhtari Edvin Rama, për të demonstruar qëndrimin e vet armiqësor ndaj Republikës së Dardanisë, vendosi trarin e Kalimashit, trarin  e tradhtisë ndaj vëllezërve tanë dardanë. Me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, trari i Kalimashit do të flaket menjëherë, si simbol i turpshëm i amiqësisë ndaj Republiks së Dardanisë”, thekson profesor Ymeri për ‘Bota sot’.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

IMG 3977
Story i mëparshëm

Deputetja e VLEN-it godet ashpër Bujar Osmanin: “Pacienti që nuk e shëroi kurrë është NDËRGJEGJA e tij!”

xherdan shaqiri hidhet ne feste valevit flamurin ne ballkon 68211cb7f1b2a
Story i radhës

Xherdan Shaqiri hidhet në festë, valëvit flamurin në ballkon!

Të fundit nga

ShkoLartë