Flet politikani që mund të bëhet njeriu kryesor i qeverisë kukull pas pushtimit të Ukrainës

February 15, 2022
1 minut lexim

Inteligjenca amerikane beson se ish-deputeti ukrainas Oleg Tsaryov mund të jetë lider i një regjimi kukull, pas një pushtimi të mundshëm të Ukrainës nga Rusia.

Financial Times duke cituar një burim anonim të Agjencisë së Inteligjencës, raporton se Tsaryov, i cili ishte deputet në parlamentin e Ukrainës deri në vitin 2014, do të bëhej kreu i Ukrainës.

Moska “mund të vendos Oleg Tsaryov dhe të tjerë në role udhëheqëse si pjesë e kësaj përpjekje”, citohet ky burim nga FT.

Tsaryov, i cili ishte deputet për 12 vjet, braktisi karrierën e tij politike në 2015.  

Duke folur për FT, Oleg Tsaryov i quajti raportimet e tilla “qesharake” duke thënë se puna e tij aktuale është si ‘drejtor i një sanatoriumi.

“Kjo është një situatë mjaft qesharake”, tha Tsaryov për FT.

“Unë as nuk jam ftuar të flas në televizionin shtëtëror (rus) sepse nuk jam mjaft i rëndësishëm. Unë jam drejtor i një sanatoriumi në Jaltë”, theksoi ai.

I lindur në Dnipro në Ukrainën Lindrore, Tsaryov, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe fillimit të konfliktit të mbështetur nga Moska në rajonin lindor të Ukrainës në Donbas, Tsaryov kandidoi për president duke u mbështetur nga Rusia. Por ai u rrah në Kiev nga një turmë e zemëruar protestuesish.

Pastaj ai u zhvendos në Donbas, ku drejtoi një organ ligjvënës të quajtur “parlamenti i Novorossia”.

Më vonë ai u transferua në Krime, pasi Ukraina e akuzoi për mbështetje të seperatistëve më 2015.

Aktualisht ai jeton në Krime, ku thuhet se drejton një repart mjekësor.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komuna në borxhe dhe e bllokuar, Bilall Kasami bën 46 kontrata (DOKUMENT)

Story i radhës

Rudiger: Rinovimi? Nuk varet vetëm nga unë

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë