Flet pedagogu Dr. Enriko Ceko: – Deklarata e Kryeministrit që pedagogët e sektorit publik “nuk ka se ç’farë të kërkojnë”, i la ata me gojëhapur të gjithë

October 25, 2022
min lexim

Pas një jave injorim nga qeveria, ka marrë jetë lëvizja universitare për të çuar përpara misionin akademik për tëvendosur në vendin e duhur figurën e pedagogut.Tani në javën e dytë të bojkotit, pas replikash e kundër replikash me qeverinë e Ministrinë e Arsimit. Sindikata e Punonjësve të Arsimit në vend është më e vendosur se kurrë në atë që kërkon.Sipas tyre kërkesat e tjera, veç pagës, duhet të ishin realizuar me kohë, e po ashtu edhe trajtimi financiar duhet të ezaurojë inflacionin në vite. Niveli i pagave të pedagogëve është ndryshuar për herë të fundit në vitin e largët, 2004.Ndonëse kërkesat janë me karakter financiar, stafi pedagogjik këmbëngul që nuk është veçse çështje parash, por po protestohet për mbrojtjen e universitetit.Ja si shprehet pedagogu Enriko Ceko:

1. Pedagogët protestojnë, po studentët a duhet t’i mbështesin dhe pse?!

Pedagogët e punësuar në sektorin publik të arsimit të lartë prej ditësh janë në një protestë të drejtë.Fakti se ata bëjnë krahasim me kolegët e tyre në disa vende të Ballkanit më trishton. Duket se këta pedagogë nuk janë të mirëorganizuar dhe kanë njohuri jo të sakta për Ligjin 80/15 “Për Arsimin e Lartë dhe Këkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë”, ligj tepër i diskutuar dhe i kontestuar në kohën që u kalua në Parlament. Aq i vërtetë është fakti, sa deklarata e Kryeministrit që pedagogët e sektorit publik “nuk ka se çfarë të kërkojnë”, i la ata me gojë hapur, aq sa edhe deklarata e mëpasme e Ramës se “pavarësisht se kanë apo nuk kanë të drejtë pedagogët, paga do rritet me disa përqind në vazhdimësi”, gjithashtu i la ata me po të njëjtin pozicion goje. Padyshim që studentët duhet të jenë mbështetje për pedagogët e tyre.Për mua personalisht, nuk ka kënaqësi më të madhe kur vjen tetori dhe studentët futen në auditor. Ne pedagogëve Zoti na ka dhënë një dhuratë shumë të madhe, ndoshta dhurata më e madhe që mund të ketë një njeri në jetë. Veç fëmijëve që kemi në shtëpi, në familje, ne pedagogëve Zoti na sjell me dhjetra e qindra fëmijë çdo vit dhe kjo është një dhuratë e pakrahasueshme. Ata janë të shkëlqyer.Sejcili prej tyre mbart në vetvehtë një mundësi të madhe për të qenë numri një në fushën e studimeve që kryen.Por për të bërë që të tërë ata të aspirojnë të jenë numri një, janë pedagogët e tyre që duhet t’i bëjnë ata që të fitojnë aftësi, të ndërtojnë njohuri dhe të krijojnë kompetenca. Pavarësisht se në cilat kushte ndodhet arsimi në një vend, dëshira që studentët të fitojnë aftëti, të ndërtojnë njohuri dhe të krijojnë kompetenca mbetet e pamposhtur dhe kjo vlen edhe për punonjësit e arsimit të lartë në Shqipëri. Sa më të mira kushtet e arsimit në vend, shtuar këtu edhe pagat e personelit akademik dhe jo akademik në institucionet e arsimit të lartë, janë parakusht që studentët e sotëm të jenë qytetarë të devotshëm në të ardhmen dhe kjo nuk ka asnjë ekuivok për diskutim. Këtu qëndron edhe arsyeja madhore se përse studentët duhet që të mbështesin pedagogët e tyre në kërkesat që ata parashtrojnë në kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve të punës dhe pagesës.Nëse bëjmë krahasim, duhet bërë me Gjermaninë dhe Japoninë. Janë dy vendet që kanë pagesat më dinjitoze dhe trajtimin më të mirëplotë për punonjësit e arsimit të lartë, që nga ana tjetër kompensohet me faktin se këto dy vende janë ndër vendet e para në botë për krijueshmëri, inovacion, sofistikim biznesi, sofistikim tregjesh, inxhinering, bërje biznesi, etj, pasi në këto vende shkolla lidhet shumë ngushtë me praktikën dhe këtë e realizon një trupë pedagogjike e përkushtuar dhe e mirëtrajtuar, e cila përgatit nga brumi i studentëve, qytetarë dhe punonjës të së ardhmes, të pajisur me aftësi, njohuri dhe kompetenca. Në Shqipëri, sado të duan pedagogët që studëentët të pajisen me aftësi, njohuri dhe kompetenca dhe sado që vetë studentët të duan që në përfundim të studimeve të tyre të jenë të pajisur me aftësi, njohuri dhe kompetenca për të qenë konkurrues në tregun e punës, kjo gjë është e pamundur, pasi në të vërtetë në Shqipëri gjendja e auditorëve është si në Kinë përpara revolucionit kulturor dhe nga ana tjetër tregu i punës është amorf. Këto janë edhe arsyet se përse studentët duhet që të mbështesin pedagogët e tyre.

2. Gjatë protestave studentore 2018 – 2019 përkrahja e studentëve nga pedagogët ishte shumë e vogël pse sot kërkojnë ndihmë? Madje kishte pedagogë që thërrisnin ta ndaloni protestën studentë, po sot?

Unë mendoj se ajo nuk ishte protestë.Ajo ishte një revoltë. Për atë revoltë kam shkruar disa artikuj ku e kam konsideruar revoltën si e vetmja që mundi të përbënte një shuplakë të fortë për Qeverinë. Është shumë e vërtetë që përkrahja e studentëve nga ana e pedagogëve të sektorit publik ishte minimale. Unë jam një nga pedagogët që i mbështeti fuqimisht studentët në atë revoltë dhe ashtu si unë me dhjetra pedagogë të sektorit privat i mbështetëm ata dhe do ne e bëjmë përsëri këtë nëse studentët do të revoltohen përsëri. Vetë i kam patur fëmijët e mi në ato vite studentë dhe fëmijët e mi kanë marrë pjesë aktive në atë revoltë dhe nuk mund të lejoja që ata të shkonin pa mbështetjen time atje. Në atë kohë paralelisht vazhdonte edhe protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Nëse studentët në atë kohë do mbështeteshin fuqimisht nga pedagogët e tyre të sektorit publik, tashmë do flisnim ndryshe dhe ju do më drejtonit pyetje krejt të tjera në lidhje me arsimin e lartë në vend. Vërtet që në atë kohë ka patur edhe disa pedagogë të arsimit të lartë, të cilët kanë kërkuar që studentët të ndalonin protestën, por mendoj se këta pedagogë janë një pjesë e trupës akademike të sektorit publik që karakterizohen nga animi i peshores në pasjen e më mirë një vezë sot, se sa një a disa pula më pas. Pyetja juaj, që në fakt përbën një argument shumë të fuqishëm, hedh dritë në marrëdhëniet që duhet të ekzistojnë midis pedagogut dhe studentit, që në Shqipëri janë marrëdhënie midis të rriturit dhe fëmijës, kur në tërë botën e qytetëruar marrëdhëniet midis pedagogëve dhe studentëve janë marrëdhënie midis të rriturve. Në momentin kur ne do të arrijmë që t’i konsiderojmë sejcilin nga studentët tanë individualisht si indidiv e/i rritur dhe studentët në tërësi si grup i individëve të rritur, atëhere do jemi në gjendje që t’i mbështesim ata në kërkesat e tyre dhe të kërkojmë që edhe ata të n’a mbështesin në kërkesat tona.

3. Tjetër argument që shumica e studentëve ndalojnë për çështjen e rritjes së pagave është miti i “ZARFIT” apo “KAFES” ku pedagogë të papërgjegjshëm kërkojnë rrushfete për kalimin e një provimi të caktuar. A egzistojnë probleme të tilla? Si shmangen?

Padyshim që probleme të tilla ekzistojnë.Si e spjegoni ju faktin që ka korrupsion në sistemin e drejtësisë? Po faktin që në vend ka nivel të lartë të evazionit fiskal? Po në prokurimet publike?Po në shëndetsi?Ka vetëm një spjegim. Një pjesë e atyre që tashmë janë të punësuar në këta sektorë, kryesisht në zyrat e shtetit, dhe që tashmë bëjnë korrupsion, përpara disa vitesh kanë qenë studentë dhe e kanë marrë “zanatin” nga “ustallarët”. Ata nuk e filluan ditën e parë të shkollës duke qenë të korruptuar. Brumi ngjizet me atë miell, ujë e kripë që ked he me atë stufë që disponon. Nëse mielli është me cilësi të keqe, uji i qelbur, kripa e pa pastër dhe furra jo e përshtatshme, atëhere edhe buka do jetë mysybet. Kjo shmanget me disa veprime të menjëhershme.Eliminim të katapultimit në krye të organizatave studentore si Senati i studentëve apo Qeveria studentore të njerëzve të afërt me drejtuesit e universiteve dhe studentë që kanë afërsi me politikën. Eliminim i kontrollit të organizatave studentore nga politika dhe lobi i trupës akademike, pasi ky kontroll shkatërron arsimin e lartë. Eliminimi i manipulimit të zgjedhjeve për drejtimin e universiteteve publike, duke kërkuar në mënyra jo të hijshme dhe aspak serioze mbështetjen për këto zgjedhje nga ana e studentëve, në këmbim të përfitime që drejtuesit e qeverisë studentore mund të kenë më pas. Vendosje e kritereve për përdorimin e kuotave studentore dhe pagesave që ata bëjnë për shërbime që ofrohen nga ana e institucioneve publike të arsimit të lartë, në mënyrë që të ketë më shumë investime për auditore dhe kërkim – zhvillim se sa për pagesa të policive private, që kontraktohen me arsyetimin fals se duhen ruajtur e mbrojtur dyert e karriget e auditorëve. Politika e bilbil fryrësit duhet të futet gjerësisht në arsimin e lartë publik, si në auditor, ashtu dhe në aspektet e kryerjes së praktikës mësimore dhe profesionale, ashtu dhe për aspektet e procedurës së realizimit të diplomës dhe mbrojtjes së saj. Kryerja e trainimeve për Ligjin 80/15 dhe aktet e tjera nënligjorë për arsimin e lartë, është një domosdoshmëri për të cilën koha nuk pret, sidomos për ata që janë të rinj në këtë profesion. Kërkesa e drejtë e pedagogëve për paga dinjitoze është një armë e mirë në këtë drejtim, por personalisht mendoj se shtesa në pagë duhet të shoqërohet me detyra dhe përgjegjësi për pedagogët. Mesa di unë në shumicën e institucioneve publike të arsimit të lartë në vend procedura vetjake e vlerësimit të punës së kryer individuale dhe procedura e vlerësimit të punës nga ana e eprorit, ose mungojnë ose lenë shumë për të dëshëruar. Si rezultat kërkesa e llogarisë është shumë e ulët dhe nga kjo vjen edhe cilësia e ulët e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

4. Kemi studentët që e përkrahin këtë protestë pasi pedagogët e meritojnë të paguhen në mënyrë dinjitoze por edhe ata të rrisin cilësinë e mësimdhënies. A kanë të drejtë studentët?

Padyshim. Nëse pedagogët do keqpaguhen, studentët do vazhdojnë që në orë të mësimit tëtëittërojnë, Ëhats-upërojnë, facebookërojnë, instagramojnë, gugëllojnë, etj, si këto. Nësepedagogët, kryesisht ata të rinj, nuk do kenë mundësi për trainim përgjatë tërë jetës, universitetido mbetet shumë mbrapa, duke ofruar për studentët njohuri që në vendet e tjera të përparuaramerren që në shkollën e mesme. Nëse pedagogët tanë nuk kanë mundësi të njihen me metodat ereja të kërkimit shkencor, atëhere krijueshmëria dhe inovacioni që kërkohen në sektorët endryshëm të ekonomisë do jenë në nivele mediokre dhe Shqipëria do vazhdojë të mbetet në fundtë renditjes për avantazh konkurrues dhe rritje ekonomike.

5. Pedagogu duke pasur një rrogë dinjitoze ul mundësinë e korrupsionit dhe rrit mirëqëniendhe dëshirën për mësimdhënie. Por sa ndikon në buxhetin e shtetit kjo kërkesë?

Më vjen shumë mirë që e bën këtë pyetje, që në fakt është një pyetje shumë profesionale.Nëbuxhetin e shtetit kjo gjë ndikon vetëm në mënyrë pozitive.Nëse pedagogu ka pagë dinjitoze, aizhvillon mësim me përkushtim dhe pasion.Ulet mundësia për korrupsion dhe shtohet shumëmundësia që pedagogët të kërkojnë nga njëri tjetri më shumë standard në mësimdhënie emësimnxënie. Kjo bën që studentë të fitojnë më shumë aftësi, të ndërtojnë më shumë njohuri dhetë krijojnë më shumë kompetenca, me anë të të cilave kur të shkojnë në vendin e punës nësektorin privat do bëjnë më shumë krijueshmëri, më shumë inovacion, më shumë produkte dheshërbime që kërkohen nga tregu dhe nëse punësohen në sektorin publik do ofrojnë më shumë dheme më shumë cilësi dhe pa korruosion shërbime për publikin dhe të tëra këto ndikojnë vetëm dhevetëm pozitivisht në rritjen ekonomike dhe në forcimin e shtetit ligjor. Këto të fundit sialancues ndikojnë përsëri në mënyrë të vazhdueshme në përmirësimin e cilësisë sëmësimdhënies dhe kështu në vazhdimësi.

6. Studentët shohin se ka shumë ngelësa dhe pedagogët nuk marrin asnjë nismë për të rriturcilësinë apo dhe bashkëbisedime, konsultime jashtë mësimit. A duhet ta bëjnë këtëpedagogët?

Gjetja juaj është e vërtetë.Numri më i madh i studentëve ngelës është në fund të vitit të parë tëstudimeve në programet bachelor.Ka një spjegim të qenësishëm për këtë fakt.Një pjesë e këtyrestudentëve që ngelin në këtë fazë të studimeve të tyre mendojnë se hyrja në universitet u jepatyre diplomën. Një pjesë tjetër e tyre hyjnë në studime për të cilat nuk kanë ndonjë afeksion, porfuten në shkollën e lartë për idenë se u duhet diploma dhe ndjekin studime për të cilat, duke mospatur interes, nuk shikojnë te këto studime të ardhmen e tyre. Një pjesë tjetër edhe pse nëshkollën e mesme kanë patur rezultate të mira, me kalimin në fazën e studentit tregojnëperformancë tjetër që nuk përputhet me rezultatet e shkollës së mesme. Një grup tjetër për tëmbuluar shpenzimet e shkollës hyjnë në punë dhe kjo u merr pjesën më të madhe të kohës që nëfakt duhet për të studiuar.Një pjesë e tyre, me ardhjen në kryeqytet nga rrethet e tjera të venditnuk e kanë më mbështetjen dhe mbikqyrjen e prindërve dhe të familjarëve të tjerë dhe kjo bën qëata të humbasin sensin e kontrollit të jetës së tyre private dhe studentore.Një pjesë e studentëvebien në shoqëri, e cila ka kërkesa të ndryshme nga trendi i kohës dhe kjo i detyron ata që tëkryejnë veprime, të cilat i largojnë nga kryerja në mënyrë intensive e studimeve në mënyrë tëpërditëshme.E kështu me radhë mund të klasifikojmë studentët që ngelen që në vitin e parë edhepër disa arsye të tjera apo studentë që kanë karakteristika të tjera, të cilat ndikojnë në rezultatet etyre studentore dhe akademike.Reduktimi i numrit të studentëve që nuk arrijnë të fitojnëprovimet dhe që ndoshta edhe nuk harrojnë të diplomohen mbetet detyrë e institucioneve tëarsimit të lartë. Për këtë ka metoda, procedura dhe procese të ndryshme, përfshirë edhe bashkëbisedimet, konsultimet jashtë mësimit, ofrimi i literaturës së përshtatshme, dhënia eorientimeve për provimet, organizimi i veprimtarive, që lidhen me procesin mësimor, leksionet ehapura, organizimi i veprimtarive të tjera universitare dhe akademike që e plotësojnë jetënstudentore dhe nxitin kureshtjen e studentëve për disiplinat për të cilat ata duhet të kenë aftësi,njohuri dhe kompetenca, etj. Në fund të fundit, secili nga ne pedagogët duhet që të arrijë tëkuptojë se studenti ngelës është kosto për shoqërinë, për vetë pedagogun dhe për studentin efamiljen e tij. Është një kosto shumë e madhe si për zhvillimin ekonomik, ashtu dhe përzhvillimin individual dhe si komb.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Divorcin e mora vesh nga mediat”, Aida Shtino flet për herë të parë për lidhjen e re

Story i radhës

Tre të plagosur nga Podujeva në Emergjencë, drejtori tregon për gjendjen e tyre

Të fundit nga

ShkoLartë