Flet babai i talentit të madh shqiptar, ja pse e zgjodhi ZVicrën djali i tij

min lexim

Talenti i madh i futbollit, Ardon Jashari, është një tjetër lojtar shqiptar që ka pranuar të luaj me Kombëtaren e Zvicrës.

Ai këtyre ditëve mori ftesë nga trajneri Murat Yakin për t’iu bashkuar Zvicrës për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Mesfushori 20-vjecar i Luzernit, me rrënjë nga Kumanova (Maqedonia e Veriut), te Zvicra ka gjetur Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

E për zgjedhjen që bëri Ardon Jashari u shkrua shumë nëpër mediat e Kosovës.

Zyrtarë të FFK-së u kanë thënë atyre se kanë tentuar ta bindin Ardonin, por nuk ia kanë dalë.

Open-TV ka kontaktuar babain e futbollistit, Armend Jashari për të mësuar se, nëse kanë pasur kontakte nga ndonjë federatë e futbollit, siç është: FFK, FSHF dhe FFM për djalin e tij.

“Ne nuk kemi pasur asgjë official nga asnjë Federatë, e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kjo është përgjigja e plotë nga ana ime”, ka deklaruar për Open-TV, Armend Jashari, babai i futbollistit.

Kombëtarja e Zvicrës po përgatitet për ndeshjet e Ligës së Kombeve, kundër Spanjës më 24 shtator dhe kundër Çekisë me 27 të këtij muaji.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kasami takon ambasadorin e Kosovës, bisedojnë për zhvillimet politike dhe krizën energjetike në Maqedoni

Story i radhës

Ja sa është rroga bruto e muajit korrik në RMV

Të fundit nga