Flet babai i Ramazan Rrajës i cili u shoqërua nga policia: Nëse e kanë personale me mua, le të vijojmë

min lexim

Babai i Ramazan Rrajës, Xhelal Rraja ka deklaruar në një prononcim për mediat se nuk ka dijeni pse është shoqëruar djali i tij në polici, i cili lëvizte me një makinë të blinduar.

Sipas Xhelal Rrajës, djali i tij lëvizte me makinën e blinduar e cila ishte me autorizim, ndaj nuk ka asnjë arsye për t’u shoqëruar në polici.

Ai shton se prej dy orësh pret në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por ende nuk ka marrë asnjë informacion mbi shoqërimin e Ramazan Rrajës.

 ‘Edhe kur ka qenë drejtor policie në Durrës ka marrë rrogë dhe tani i vjen rroga çdo muaj në shtëpi. Për ngjarjen në bilardo, ajo është vazhdim i kësaj që po them shpifje. Është sqaruar ka dhënë dëshmi janë verifikuar gjërat dhe nuk është asgjë e vërtetë. Nëse djalit tim do to faktohet gjëja më e vogël ai të përgjigjet dhe të japë llogari. Nuk është në kërkim policor.

Ditën e sotme, kam dy orë që kam ardhur këtu në Drejtorinë e Policisë, ka dy orë që rri këtu dhe nuk më ka sqaruar njeri se pse është shoqëruar. Është e vërtetë që lëvizte me makinë të blinduar pse duhet të ndalohet për lëvizje më makinë të blinduar. Makinën e kam unë me autorizim”- u shpreh Xhelal Rraja.

Xhelal Rraja ka akuzuar drejtorin e policisë kriminale, se është i paguar nga struktura të krimit që kur ishte drejtor në Durrës, dhe e ka personale.

“I bëj thirrje atij zotërisë, nëse ka gjë personale me mua, të vazhdojë personale, jo ta bëjë me shtet” – përfundoi Rraja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përndjekësi i modeles Kate Moss arrestohet për vrasjen e dy prindërve të tij, në vendndodhjet 30 km larg njëra-tjetrës

Story i radhës

Presidenti Pendarovski u takua me eurodeputeten Garsia Perez

Të fundit nga