Flavio Buzhala shkëlqen në disiplinën e disk-ut

1 minut lexim

Atleti i klubit Theranda 1992, Flavio Buzhala, një emër i ri dhe që po befason të gjithë në disiplinën e diskut.
Buzhala sot shkëlqeu në disk dhe theu rekordin e Kosovës.

“Sot u mbajt Kampionati i Kosovës për pioner/e në Mitrovicë në disiplinat shtizë dhe disk.

Kampioni ynë Flavio Buzhala shkëlqeu në disiplinën e disk-ut, duke thye rekordin e tij personal nga 31 metra në 38.79 metra!

Flavio është duke shkëlqye në çdo garë qe po mbahet, jo vetëm në grupmoshat e tij, por edhe në grupmoshat më të rritura.

Në emër të kryetari të klubit z. Driton Maliqaj dhe stafit të trajnerëve e urojmë Flavio Buzhala për arritjet e tij në mbretëreshën e sporteve në atletik.

Shihemi nesër me disiplinat tjera në Malishevë!”, njofton KA Theranda 1992.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Charles III nervozohet pak me stafin në ditën e parë si Mbret

Story i radhës

A po bëhet presion ndaj Kosovës për dialogun me Serbinë?

Të fundit nga