Në qytete dhe vendbanime të ndryshme të Kosovës, ka talente të shumtë të mbretëreshës së sporteve.
Një emër që premton shumë padyshim është edhe talenti nga Theranda, Flaunit Buzhala.
Njomaku ushtron me përkushtim me trajnerin e KA Theranda 1992, Labinot Gashi dhe stafin tjetër të trajnerëve Banush Daka dhe prof. Elmi Gegaj.
Ky njomak ka mësuar shumë gjëra nga trajneri dje synon të përsosen në çdo aspekt për vazhduar me rezultate edhe më të mira.
Buzhala garon për grupmoshën U-12 dhe është kampion i Kosovës nl disiplinat 60 metra dhe 300 metra.
Flauniti synon të përmirësojë kohën e vrapimit dhe në një të ardhmen të garojë edhe në gara ndërkombëtare.
12-vjeçari e ka për zemër sportin e atletikës dhe është i lumtur që është kampion i Kosovës.
Buzhala tha se jeton me mbretëreshën e sportit dhe sukseset e motivojnë gjithnjë e më shumë.