flasin nga be ja per viziten e lajcakut ne kosove 63dfd5e9c86c6

Flasin nga BE-ja për vizitën e Lajçakut në Kosovë

February 5, 2023
1 minut lexim

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojë Kosovën më 6 shkurt.

Media i ka dërguar pyetje zëdhënësit të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Peter Stanos, për të mësuar më shumë detaje rreth vizitës së Lajçakut në Prishtinë.

Në përgjigjen e tij Stano ka thënë se është pjesë integrale e çdo përfaqësuesi special të BE-së që të takojë partnerë dhe se nuk i komenton vizitat e tilla.

“Është pjesë integrale e punës së çdo Përfaqësuesi Special të BE-së për të takuar partnerë dhe për të vizituar kryeqytetet në rajon për të cilat Përfaqësuesi Special i BE-së është përgjegjës. Ne zakonisht as nuk bëjmë njoftime specifike për vizita të tilla pune dhe as nuk i komentojmë ato”.

Kujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi mbetet një nga preokupimet kryesore të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Së fundmi, komuniteti ndërkombëtar është duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si kusht për ta trasuar rrugën për një dialog të mirëfilltë me Serbinë.

Mirëpo, një gjë të tillë po e refuzon kryeministri Albin Kurti, duke thënë se komuniteti serb në Kosovë ka të drejta më shumë se çdo minoritet në cilin do vend të Evropës.

MARKETING

RENT A CAR

udhezime pacientet duhet te kontrollohen per perdorimin e kanabisit para operacionit 63dfd450ee121
Story i mëparshëm

Udhëzime: Pacientët duhet të kontrollohen për përdorimin e kanabisit para operacionit

putin ve ne tryeze planin dyte te luftes 63dfd6dec42a4
Story i radhës

Putin vë në ‘tryezë’ planin dytë të luftës

Të fundit nga

ShkoLartë