flasin gjasula dhe balaj para ndeshjes me cekine 6738ccfa02a91

Flasin Gjasula dhe Balaj para ndeshjes me Çekinë

November 16, 2024
1 minut lexim

Në stërvitjen e fundit të Kombëtars shqiptare në “Air Albania”, stafi dhe lojtarët janë surprizuar për disa minuta. Për të përshëndetur ekipin kishin menduar Klaus Gjasula dhe Bekim Balaj.

Mesfushori u tërhoq nga Kombëtarja pas aventurës në Euro 2024, ndërsa sulmuesi vetëm pak ditë më parë bëri të ditur vendimin për t’u pensionuar nga kuqezinjtë. Të dy ish-futbollistët kuqezi kanë folur para duelit me Çekinë, ndërsa njëzëri theksojne se do të jetë emocionuese.

“Një moment shumë i madh për mua dhe shumë i vështirë. Do të jetë edhe shumë i bukur se kjo është hera e fundit në  fushën e ‘Air Albania’ me tifozët tonë, me tifozët më të mirë në botë. Do të jetë një kënaqësi e madhe t’iu them të gjithëve faleminderit dhe mirupafshim. Shpresoj dhe uroj të luftojnë së bashku në të ardhmen për Kombëtaren tonë”,është shprehur Gjasula.

Ndërkohë mjaft i emocionuar është shfaqur edhe Balaj, me sulmuesin që ka deklaruar: “Gjatë 10 viteve në Kombëtare kam patur fatin të përjetoj shumë emocione të bukura, të mrekullueshme që vetëm fanella e ekipit kombëtar t’i jep. Nesër do të jetë përshëndetja më e mrekullueshme me tifozët që na kanë mbështur për gjithë këto vite. Ju presim në stadium”.

Kujtojmë se FSHF-ja mbrëmjen e sotme ka organizuar një ceremoni falenderuese për ish-shët kuqezi, ku përveç Gjasulës e Balajt do të jenë pjesë edhe Ermir Lenjani dhe Odise Roshi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

fero publikon foto nga seanca per fshirjen e tatuazheve 6738cc1931455
Story i mëparshëm

Fero publikon foto nga seanca për fshirjen e tatuazheve

mash i merr merkos kompetencat per dy shkolla 6738cf160ea05
Story i radhës

MASH i merr Merkos kompetencat për dy shkolla

Të fundit nga

Çfarë po ndodh me fytyrën e Kris Jenner?

Kris Jenner, në moshën 69-vjeçare, ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj të rinovuar, duke nxitur spekulime rreth ndërhyrjeve estetike që mund të ketë kryer së fundmi. Ekspertët e kirurgjisë plastike sugjerojnë

​Tregjet globale kërkojnë drejtim në mes të pasigurive

Ndërsa ekonomitë botërore përpiqen të bëjnë projeksione mes pasigurive të shumta, politikat tregtare proteksioniste të administratës amerikane vazhdojnë të krijojnë pasiguri për ekonominë globale. Marrëveshja e përkohshme tarifore mes SHBA-së dhe Kinës

Do të paguhet më pak se Sylvinho

Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv te klubi i Milan. Shqiptari dhe drejtuesit e klubit italian kanë gjetur gjuhën e përbashkët, teksa tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.
ShkoLartë