Flamurtari kampion i Shqipërisë

min lexim

Flamurtari është shpallur kampion i Shqipërisë në boks për të rritur, në përfundim të Kampionatit Kombëtar zhvilluar për tri ditë me radhë në qytetin e Vlorë. Skuadra vendase ishte përgatitur mjaft mirë për këtë event, duke mos zhgënjyer tifozët. Flamurtari nxori 8 boksierë kampionë.

Në vendin e dytë u ngjit ekipi i Vllaznisë e më pas ai i Apolonisë.

Në këtë kampionat morën pjesë 7 skuadra dhe rreth 40 boksierë. Gjithsesi, edhe ky event, si thuajse të gjithë kampionatet e boksit ndër vite, nuk kaloi pa incidente dhe polemika, që sollën braktisjen e kampionatit dhe mos zhvillimin e disa dueleve.

Ditën e dytë, një incident mes boksierëve të Tiranës dhe Teutës, për pakënaqësi ndaj gjyqtarëve në duelet ndaj vlonjatëvet, bëri që këto dy skuadra, bashke me Studentin, të braktisin kampionatin, duke mos marrë pjesë në takimet finale. Për pasojë, shumë kampionë këtë vit morën titullin pa zhvilluar duelin final.

Kampionët sipas peshave

51kg, Ariol Zeneli

54kg, Kristjan Koço

57kg, Ani Haxhillari

60kg, Krenar Zeneli

64kg, Rexhildo Zeneli

75kg, Arjon Kajoshi

80kg, Kristjano Hoxhaj

+92kg, Nelson Hysa

Renditja ekipore: 1-Flamurtari, 2-Vllaznia, 3-Apolonia

Boksieri me teknik: Ani Haxhillari (Flamurtari)

Boksieri me i mirë: Krenar Zeneli (Flamurtari)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lviv pa energji pas sulmeve ruse

Story i radhës

Aksident në rrugën Librazhd-Murrash, raportohet për të lënduar

Të fundit nga